Lajme Zone
Vrasja me armë e të riut në Korçë/ U fsheh për 6 orë afër varrezave të qytetit, momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja me armë e të riut në Korçë/ U fsheh për 6 orë afër varrezave të qytetit, momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos

Top Channel ka siguruar momentin e arrestimit të Kristjan Sterjo, 20 vjeçari që vrau ditën e djeshme Johan Zuko, ngjarje e ndodhur në lagjen nr 14 në Korçë.

Top Channel ka siguruar momentin e arrestimit të Kristjan Sterjo, 20 vjeçari që vrau ditën e djeshme Johan Zuko, ngjarje e ndodhur në lagjen nr 14 në Korçë. Sterjo u arrestua në mesnatë nga policia e Korçës afër Mitropolise, ku po kthehej në banesë për të marrë lek dhe vazhduar arratinë, pas 6 orësh duke u fshehur afër varrezave të qytetit, në zonën e quajtur “Fusha e Druve”. Njoftimi i Policisë:

Identifikohet, kapet dhe arrestohet, pas disa orësh kërkimesh nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në Korçë.

Vrau me armë zjarri, kallashnikov, shtetasin J. Z., 21 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet shtetasi K. S., 20 vjeç, banues në Korçë.

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë automatike, e dyshuar se është përdorur në ngjarje.

Dje, rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka pasur një konflikt për motive të dobëta midis disa shtetasve, i cili është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi J. Z., 21 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, të kryera nga shërbimet e DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja e 20-vjeçarit, në lagjen nr. 3, në afërsi të banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. Top Channel