Lajme Zone
Izraeli rrëzon planin e paqes së Trump për Gazën: Nuk tërhiqemi pa çarmatosjen e Hamasit
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Izraeli rrëzon planin e paqes së Trump për Gazën: Nuk tërhiqemi pa çarmatosjen e Hamasit

Izraeli ka kundërshtuar planin e fundit të Shteteve të Bashkuara për kalimin në fazën tjetër të marrëveshjes së paqes në Gaza, duke vendosur si kusht çarmatimin e plotë të Hamasit.

Izraeli ka kundërshtuar planin e fundit të Shteteve të Bashkuara për kalimin në fazën tjetër të marrëveshjes së paqes në Gaza, duke vendosur si kusht çarmatimin e plotë të Hamasit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi gjatë një mbledhjeje të kabinetit se Izraeli e refuzon dokumentin amerikan me 15 pika dhe se ushtria nuk do të tërhiqet nga Gaza për sa kohë Hamasi nuk është çarmatosur plotësisht.

Netanyahu theksoi se çarmatimi duhet të jetë real dhe të përfshijë të gjitha llojet e armëve, duke përfshirë armët e rënda dhe ato më të lehta.

“Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të krijohet asnjë shtet palestinez — as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”, deklaroi ai.

Plani i administratës amerikane synon çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza, si pjesë e përpjekjeve për të kaluar në një fazë të re të marrëveshjes së armëpushimit.

Nga ana tjetër, Hamasi ka deklaruar se do ta pranonte marrëveshjen vetëm nëse Izraeli ndalon sulmet dhe tërheq forcat e tij deri te “vija e verdhë”, e përcaktuar në marrëveshjen e armëpushimit të tetorit.

Aktualisht, forcat izraelite kontrollojnë më shumë se gjysmën e territorit të Gazës, kryesisht në pjesën lindore dhe jugore. Ndërkohë, diskutimet mes Izraelit dhe SHBA-së për planin vijojnë, por qëndrimet e palëve mbeten të ndara për çështjen e tërheqjes izraelite dhe çarmatimit të Hamasit. Top Channel