Lajme Zone
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e tregtarit Besnik Hida në vitin 2019 në Lushnje, SPAK përfundon hetimet

SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, ngjarje e regjistruar në vitin 2019 në Lushnje.

SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, ngjarje e regjistruar në vitin 2019 në Lushnje. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjykimin e Ardjan Ahmetaj si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit dhe pushimin e çështjes për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për pamjaftueshmëri provash. Ahmetaj dyshohet se mori pjesë në vrasjen me kallashnikov të Besnik Hidës në 1 tetor të vitit 2019, në kohën kur ky ai po konsumonte kafe në lagjen “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjës. 40-vjeçari u ekzekutua nga dy persona të cilët nuk janë identifikuar ende nga Prokuroria e Posaçme për shkak se kanë qenë me maska, ndërsa Ardjan Ahmetaj ka patur rolin e ndihmësit.