Lajme Zone
Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Softa: 2 hetime paralele, autorët mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës! Avokati: Një bandë kriminale po sfidon ligjin në Kamëz e Sarandë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Softa: 2 hetime paralele, autorët mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës! Avokati: Një bandë kriminale po sfidon ligjin në Kamëz e Sarandë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa dhe avokati Romeo Kara kanë diskutuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj dhe plagosjen e kalimtarit 73-vjeçar Xhevdet Skëndaj, ditën e djeshme në Sarandë. Gjatë fjalës së tij, Softa tha se ka dy hetime paralele për këtë çështje, një për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes, dhe një tj

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa dhe avokati Romeo Kara kanë diskutuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj dhe plagosjen e kalimtarit 73-vjeçar Xhevdet Skëndaj, ditën e djeshme në Sarandë. Gjatë fjalës së tij, Softa tha se ka dy hetime paralele për këtë çështje, një për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes, dhe një tjetër që po zhvillohet nga AMP për reagimin ose jo në kohë të strukturave të Policisë. LEXO edhe...Të diplomuarit në FBI takim në Tiranë, eksperti: Mesazhe për sigurinë dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar “Ka dy hetime. Hetimi penal për një shkak të ngjarjes që ndodhi në kërkim të autorit apo autorëve dhe e dyta një hetim nga AMP dhe vetë strukturat për reagimin në kohë apo jo të strukturave të Policisë së Sarandës”, tha mes të tjerash Softa. Më tej Softa tha se hetimet e Policisë do të përcaktojnë nëse ngjarja e ndodhur dy ditë më parë ka lidhje me një tjetër ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2025, ku u plagosën 2 persona nga Kamza. Sipas Softës, do të jenë pamjet filmike që do të tregojnë edhe mënyrën e largimit të autorëve të krimit. Softa ‘hodhi në tryezë’ hipotezat se autorët e krimit mund të kenë ndryshuar mjetin gjatë rrugës, ose mund të kenë përdorur mjet lundrues për t’u larguar. “E para është një ngjarje që pason edhe ngjarje të tjera që kanë ndodhur në këtë qytet, si rasti i korrikut kur autorët janë larguar me motor. Sipas dyshimeve nuk ka ende informacion nëse ata janë larguar me mjet lundrues apo jo, nga momenti që realizuan këtë atentat. Pra kemi largim me mjet lundrues, apo kemi pamje filmike, dëshmitar, për të treguar se ku mund të jenë lëvizjet e tyre dhe nëse mund të kemi ndërrim të mjetit gjatë rrugës. Pra do të jenë pamjet filmike, kamerat e mundshme të bizneseve të rrugëve, duke marrë në analizë edhe kohën e reagimit të komisariatit të Sarandës. Pra në momentin që kemi shkrepjen e armëve, nga momenti që është marrë njoftimi në sallën operative, veprimet që kanë marrë patrullat, shërbimet e policisë dhe a ka pasur një plan reagues ndaj bllokimit të rrugëve të daljes së qytetit. Do të hetohen dyshimet që mund ta lidhin këtë ngjarje me atë të 17 korrikut 2025. Pra nëse mes personave të dyshuar nga Kamza, çfarë indiciesh ka që kontrollet po kryhen në Kamëz”, shtoi Softa. Nga ana tjetër, avokati Romeo Kara tha se një grup kriminal nga Kamza ka shtrirë aktivitetin kohët e fundit edhe në Sarandë, duke mos dhënë llogari përballë ligjit. Më tej avokati Kara theksoi se nëse në Shqipëri nuk zhduken hakmarrja e gjakmarrja, nuk mund të themi se kemi arritur një shtetformim të plotë. “Për Sarandën është folur gjatë kohët e fundit. Na ka dalë nga dora kontrolli i territorit të Sarandës, por edhe të Kamzës, pra të dy vendeve ku thuhet se vepron njëkohësisht kjo banda e Kamzës, që ne jemi mësuar që na ngrejnë komisariate afër komisariateve, por tani kemi edhe këtë bandën që nuk jep llogari askund dhe që ka sfiduar rendin. Edhe policët që marrin rrogën atje në Kamëz, duhet të kishin pësuar të njëjtën gjë me ata që u shkarkuan në Sarandë. Pra këtu po e lënë një qendër krimi të organizuar të kontrollojë një pjesë të territorit, pastaj do të shtrijë degëzimet e veta sot në Sarandë dhe nesër në të gjithë Shqipërinë pastaj. Ne e kemi deri diku të kualifikuar krimin, na marrin njerëz që dinë të bëjnë qitje, por marrin edhe njerëz që s’dinë dhe plagosin edhe njerëz të pafajshëm. Ne nëse nuk kontrollojmë territorin Tiranë, Sarandë, ku është i pranishëm turizmi, për çfarë të flasim pastaj. Kemi hakmarrje dhe gjakmarrje. Bëhet fjalë për hesap, sepse këta nuk zihen kollaj për nder, zihen për copa. Janë bërë biznesmenë këta, etj. Pra do të jenë të dyja, të dy janë elementë të pranishëm që tregojnë se shtetformimi ka ende probleme. Pa u zhdukur hakmarrja e gjakmarrja, nuk mund të themi që kemi arritur në shtetformim të plotë”, tha mes të tjerash avokati Romeo Kara. R.Xh/ReportTv.al fatjon softa romeo kara Artan Myrtaj vrasje sarande Vlore kamez ervis lami studio live Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 6430 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?