Lajme Zone
Rama me shqiptarët në Michigan: Nis zbatimi i Strategjisë së Diasporës 2030! Mesazh Kosovës për verdiktin e Hagës: Refuzoni 'varrosjen për së gjalli' të krerëve të UÇK
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Rama me shqiptarët në Michigan: Nis zbatimi i Strategjisë së Diasporës 2030! Mesazh Kosovës për verdiktin e Hagës: Refuzoni 'varrosjen për së gjalli' të krerëve të UÇK

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ndalesa e parë e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara përpara pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Gjatë fjalës së tij ai u ndal te vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, projektet e qeverisë për diasporën, procesi i integrimit europian dhe protesta për flamingon në Zvërnec. Ram

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ndalesa e parë e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara përpara pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Gjatë fjalës së tij ai u ndal te vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, projektet e qeverisë për diasporën, procesi i integrimit europian dhe protesta për flamingon në Zvërnec. Rama e cilësoi vendimin e Dhomave të Specializuara për katër ish-drejtuesit e UÇK-së si një 'varrosje për së gjalli' ndërsa tha se i takon institucioneve të Kosovës ta refuzojnë politikisht atë. LEXO edhe...Rama nga SHBA: Sot Shqipëria është mburoja më e mirë e çdo shqiptari, një adresë ku bota e lirë mblidhet për të diskutuar për të nesërmen e saj "Vendimet e gjykatave duhen respektuar, por problemi nuk është si të mos respektosh vendimin e gjykatës, por si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të katër njerëzve. Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t'i rrijë në krah Kosovës, por të zgjedhurit e popullit të saj duhet ta refuzojnë këtë varrosje për së gjalli", tha Rama. Një pjesë të fjalës ia kushtoi edhe diasporës, ku njoftoi se qeveria ka nisur zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2030 dhe se po krijohet Regjistri Kombëtar i Diasporës. "Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës, një sportel unik ku çdo shqiptar e gjen shtetin e vet me një klik", u shpreh kryeministri, duke shtuar se po punohet edhe për dritare të posaçme për investitorët shqiptarë jashtë vendit. Rama e krahasoi Shqipërinë me një "kantier në transformim", ndërsa tha se, pavarësisht vonesave dhe gabimeve që duhen korrigjuar, procesi i ndryshimit vazhdon. "Ju jeni supervizorët më objektivë të kantierit, sepse nga larg e shihni më mirë ndryshimin dhe rezultatin", tha ai. Në fjalën e tij, kryeministri u ndal edhe te protesta e zhvilluar në qershor për flamingon në Zvërnec, të cilën e cilësoi një shenjë të ndryshimit të qasjes së shoqërisë shqiptare. "Flamingoja u bë figura më popullore e Shqipërisë dhe e ktheu vendin në një adresë botërore të debatit për natyrën, zhvillimin dhe turizmin. Përtej kësaj, protesta tregoi se shqiptarët nuk jetojnë më me idenë se 'ka edhe më keq', por me bindjen se 'ka edhe më mirë'. Një shoqëri që kërkon më shumë është një shoqëri që nuk pranon ta ulë shikimin", u shpreh Rama. Rama foli edhe për arritjet që ka shënuar vendi në turizëm dhe integrimin europian, duke deklaruar se Shqipëria ka arritur në 12 milionë vizitorë në vit, aeroporti i Tiranës ka regjistruar për të pestin vit radhazi rritjen më të madhe të trafikut në rajon dhe se objektivi i qeverisë mbetet anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian në vitin 2030. Ora 19:40 Rama nga SHBA: Sot Shqipëria është mburoja më e mirë e çdo shqiptari, një adresë ku bota e lirë mblidhet për të diskutuar për të nesërmen e saj Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët në Michigan të SHBA-ve se sot Shqipëria është një adresë ku mblidhet bota e lirë për të diskutuar për të nesërmen e saj.Komentet Rama i bëri teksa rikujtoi se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri, një ngjarje të cilën e cilësoi si të pazakontë.Më tej kryeministri Rama tha se sot Shqipëria nuk është ai vend që linte zbuluar njerëzit e vet, por mburoja më e mirë e çdo shqiptari.“Shqipëria është vendi ku do të zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s dhe gjithë liderët e aleancës më të fuqishme të njerëzimit do të mblidhen në Tiranë. Sot një shekull pasi Kosta Çekrezi rrëfeu sesi çonte letra për në Shqipëri dhe letrat i ktheheshin pas, sepse Shqipëria nuk ekzistonte as si adresë, do të dëshmonte se sot Shqipëria nuk është më një adresë në hartën e botës, por një adresë ku ndodh që të mblidhet bota e lirë për të diskutuar për të nesërmen e saj. Dhe Shqipëria që dikur trokiste në dyer që nuk i hapeshin, sot nuk pret më në korridor, por është pjesë e të gjitha hapësirave ku duhet të jetë. Shqipëria sot nuk është më ajo që ishte deri dje, vendi që linte zbuluar njerëzit e vet, në vend që t’i mbronte ata. Sot Shqipëria është mburoja më e mirë e çdo shqiptari, një flamur që e respektojnë të gjithë, një identitet.Sot askush nuk i tregon shqiptarëve fundin e radhës, vetëm sepse janë shqiptarë, por kur dëgjon që janë shqiptarë, i vlerëson, sepse çmon Shqipërinë. Ëndrra amerikane nuk i ka tharë rrënjët shqiptare brenda jush. 100 vite më parë Faik Konica nisi udhëtimin në Uashington, ishte ambasadori i parë shqiptar në SHBA. Edhe pse Ervin Bushati nuk na duket si Faik Konica, ku i dihet si do të cilësohet 100 vite më pas. Konica qëndroi këtu për t’i dhënë Shqipërisë një zë, një fytyrë, një adresë. Sot, 100 vite më pas, janë qindra mijëra shqiptarët që i japin Shqipërisë fytyrë, zë dhe qindra mijëra adresa. Sot Ervin Bushati e ka më kollaj se Faik Konica. Sepse erdhi apo nuk erdhi Bushati, janë mijëra të tjerë që nuk janë të ngarkuar nga shteti si ambasador, përfaqësojnë më së miri vendin tonë”, tha mes të tjerash Rama. Share Ora 19:27 'Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës' Rama me shqiptarët në Michigan: Çdo shqiptar do ta gjejë shtetin me një klik Kryeministri Edi Rama vijoi takimin me komunitetin shqiptar në Michigan, ku një pjesë të fjalës ia kushtoi rolit të diasporës dhe ndryshimeve që, sipas tij, ka kaluar Shqipëria vitet e fundit.Rama foli për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2030 dhe planinpër krijimin e një regjistri kombëtar të diasporës. “Vjet ju patët mundësinë që të votoni për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë dhe ishte hera e parë që fletët e votimit kaluan oqeanin dhe që kontrata e shqiptarëve me përfaqësuesit e tyre u lidh edhe përtej kufijve. Pas samitit të katërt të diasporës po vendosim në zbatim strategjinë kombëtare të diasporës 2030 që është tanimë e përvijuar dhe të cilën na mbetet që ta materializojmë hap pas hapi, duke bërë të mundur që diaspora të ndihet më afër emocionalisht dhe konkretisht. Shqipëria ka nevojë për të pasur shumë më tepër dije, lidhur me shqiptarët jashtë atdheut, dhe këta të fundit kanë nevojë për akses në Shqipëri. Për këtë arsye po krijojmë regjistrin kombëtar të diasporës, një sportel unik ku çdo shqiptar e gjen shtetin e vet me një klik, dritaret e posaçme për investirtorët, që janë një kantier në punë e sipër, sic është Shqipëria një kantier në transofrmim" tha RamaKryeministri e krahasoi Shqipërinë me një kantier në ndërtim, duke pranuar se procesi shoqërohet me vështirësi, por duke theksuar se transformimi po vazhdon.“Nganjëherë zhurma bëhet shurdhuese, ka bezdi, ka vonesa, ka gabime që duhen korrigjuar, por rëndësi ka që kantieri është në punë, puna vazhdon, themelet janë të forta dhe hap pas hapi ngrehina e Shqipërisë së re po merr formë dhe kuptim. Ju jeni supervizorët më objektivë të kantierit sepse në distancë keni mundësi ta tresni diçka më lehtë, dhe duke u kthyer në periudha të ndryshme kanë mundësi të shohin ndryshimin më mirë, sepse nuk e jetojnë përditë kantierin me pluhurin dhe zhurmat por shohin rezultatin" tha Rama. Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te turizmi dhe procesi i integrimit europian. Sipas tij, Shqipëria ka arritur të presë 12 milionë vizitorë në vit, ndërsa aeroporti i Tiranës ka regjistruar për të pestin vit radhazi rritjen më të madhe të trafikut në rajon. Ai shtoi se vendi ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, me objektivin që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030."Shqipëria është vendi që sot që flasim ka arritur të tërheqë 12 milionë vizitorë në vit. Pëtr të pestin vit me radhë ka aeroportin me rritjen më të madhe në rajon dhe numrin më të madh të pasagjerëve duke lënë pas atë që ka qenë për thuajse një shekull, aeroporti kryesor i rajonit, Beogradi. Shqipëria që sot është në fazën që pasi ka hapur negociatat për anëtarësim po fillon të hyjë në fazën e mbylljes me synimin që në vitin 2030 të mbarojë e gjithë historia e gjatë e përpjekjes për tu bashkuar me Europën dhe Shqipëria të jetë në të njëjtën tryezë si një shtet me të drejta të barabarta në tryezën e përbashkët të Europës së bashkuar. “ tha Rama Share Ora 19:26 Rama: Diaspora e djeshme ishte një det i madh energjie, por pa port për të ankoruar kontributet Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Michigan, vuri në dukje edhe kontributin e emigrantëve shqiptarë.“Kur e nisëm rrugën e takimeve me diasporën, ishte nëntori 2016 në Tiranë dhe ishte një rrugë që asokohe e diskutuam dhe e ndamë së bashku me Hashim Thaçin. Gjërat atëherë ishin ndryshe dhe ai ishte i pari kuvend gjithëshqiptar ku ne shkuam me emocion dhe me pak mjete për ta kthyer atë ndjenjë pozitive në një punë të përbashkët. Diaspora e djeshme ishte një det i madh energjie, një det i hapur pa kufij dhe pa port për të ankoruar kontributet, mundësitë, dëshirat e njerëzve tanë jashtë Shqipërisë.Lidhja e diasporës me Shqipërinë u përmblodh për shumë vite në kontribute financiare dhe ato dërgesa mbajtën në këmbë Shqipërinë në vitet e vështira të kalimit nga koha kur shqiptarët jetonin me idenë se ka dhe më keq, në kohën e sotme që jetojnë me idenë se ka dhe më mirë. Ju dërgonit shkollën e fëmijëve, ilaçet e prindërve, tjegullat e çatisë, kapitalin e parë të një biznesi të vogël e pastaj rritej. Ju dërgonit shpresën në kushtet e mbijetesës. Ka një shifër që është reale: 90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën 1 herë nga dërgesat e diasporës. 9/10 e familjeve shqiptare janë shëruar, kanë ngritur çati falë diasporës”, tha Rama. Share Ora 19:21 Haga dënoi me 81 vite ish-krerët e UÇK, Rama nga SHBA: Marre ndërkombëtare, 4 burra u varrosën për së gjalli! Shqipëria qëndron krah Kosovës Për të parën herë pas vendimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, që dënuan me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, kryeministri Edi Rama është ndalur gjatë për të komentuar këtë çështje.Gjatë një takimi me shqiptarët në Michigan të SHBA-ve, ku ndodhet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Rama e cilësoi vendimin e Hagës ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së si një ‘varrosje për së gjalli të tyre’.Duke theksuar se vendimi i Hagës është një ‘marre ndërkombëtare’, Rama tha se përballë saj qëndron një pafuqi kombëtare nga ana e vendit tonë për të vepruar. “Si rrallëherë jam përpëlitur si këtë herë për të rreshtuar fjalët e një fjalimi, sepse nuk kisha si e shmangia atë që ndodhi në Hagë para disa ditësh, por nuk gjeja edhe rrugën sesi t’i qasesha atij guri të madh të rëndë, për të cilin fjalët duken të kota si në një mort. Një mort për së gjalli në këtë rast, një varrosje njerëzish të gjallë dhe një pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare”, tha mes të tjerash Rama.Më tej kryeministri theksoi se Haga e mori vendimin ‘në emër të popullit shqiptar të Kosovës’, në një kohë që sipas tij, vetë populli nuk është dakord me këtë vendim.“Ka një fjalë që na e përsërisin shpesh, ‘respektoni vendimin e gjykatës’. Vendimet e gjykatave duhen respektuar dhe nuk diskutojmë këtë, por jo vendimin e gjykatës, por edhe vetë vdekjen në heshtje e pranon vetëm ai që vdes. Problemi në këtë rast nuk është të mos respektosh vendimin e gjykatës, por si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të 4 njerëzve në emër të popullit, ku vetë populli nuk e gjen veten në atë vendim të dhënë”, shtoi Rama.Në përfundim Rama tha se i takonte të zgjedhurve të popullit të Kosovë, pra Qeverisë së Kosovës, për të refuzuar ‘varrosjen për së gjalli’ të 4 ish-krerëve të UÇK-së.Sipas shefit të Qeverisë, Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë më shumë për vendimin e Hagës, veçse t’i qëndrojë në krah Kosovës.“Natyrisht që Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por të zgjedhurit e popullit të saj do të vendosin ta refuzojnë varrosjen për së gjalli të atyre 4 burrave. Unë besoj se respektimi i detyruar i atij vendimi të gjykatës, nuk e pengon kurrësesi refuzimin e asaj varrosjeje si një fatalitet pa apel”, përfi Rama. Share Ora 19:21 ‘Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit', Rama me shqiptarët: Diaspora duhet ta ketë një derë këtu për të trokitur Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë së shpejti një konsullatë në Detroit, duke e cilësuar këtë si një vendim të duhur dhe të merituar për komunitetin shqiptar në SHBA.Gjatë një takimi me shqiptarët, Rama tha se kërkesa për hapjen e konsullatës është përsëritur vazhdimisht nga komuniteti shqiptar në Detroit.“Kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur nga ky komunitet dhe Ministria e Punëve të Jashtme së shpejti do të hapë konsullatën shqiptare në Detroit. Besoj që është vendimi i duhur dhe i merituar. Ju arritët ta bënit këtë qytet të madh amerikan, në një fshat të madh shqiptar. Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë ju të keni nevojë, Shqipëria duhet ta ketë një derë këtu sa herë trokisni për çështje konsullore", tha Rama. Share U.D/ReportTv.al edi rama Michigan SHBA protestat kunder qeverise Revolucioni i flamingove Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 6490 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?