Lajme Zone
Vrasja e “Sel Çamit” në Fier: Gjenden dy makina të djegura, dyshohet se u përdorën nga autorët
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier: Gjenden dy makina të djegura, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy automjete të djegura janë gjetur në zona të ndryshme të Fierit, pas ekzekutimit me armë zjarri të Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”.

Dy automjete të djegura janë gjetur në zona të ndryshme të Fierit, pas ekzekutimit me armë zjarri të Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”.

Automjeti i parë është konstatuar duke u djegur në fshatin Ndërmenas, pak pas atentatit, ndërsa një tjetër automjet, tip “Volvo”, është gjetur i djegur pranë rrethrrotullimit të Pojanit.

Sipas informacioneve paraprake, të dyja makinat dyshohet se janë përdorur nga autorët për lëvizjet para ose pas vrasjes, ndërsa djegia e tyre mund të ketë pasur si qëllim zhdukjen e gjurmëve.

Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar lidhjen e automjeteve me ngjarjen dhe për të siguruar prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit në lagjen “1 Maji” të Fierit vijojnë.