SARANDË- Në Gjykatën e Sarandës po zhvillohet senaca për masën e sigurisë për 11 personat e arrestuar për vrasjen e turistit spanjoll, 20-vjecarit, Luis Varela. Mes tyre është autori i dyshuar, Sokrat Vata, dy turqit që tentuan ta transportonin drejt Tiranës, policë te shtetit që punonin si “bodyguard” në kompleksin luksoz “Principote” dhe disa kamerierë. Turisti kishte ardhur në vendin tonë me agjenci turistike, bashkë me të tjerë, por u vra nga punonjësit e “Principote” në Ksamil, duke tronditur vendin në kulmin e sezonit. LEXO edhe...Vrasja e portugezit te Principotes në Ksamil, momenti kur autori Sokrat Vata mbërin në Gjykatën e Sarandës (VIDEO) Policia ka vënë në pranga Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe ka shpallur në kërkim Danjel Gjana alias Davidi Heurtevent, shqiptar me pasaportë britanike. Dy 29-vjecarët e kanë qëlluar 20-vjeçarin fillimisht me grushte e më pas me thikë, duke i marrë jetën në plazh. Të dy akuzohen për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim. Paraprakisht thuhet se sherri nisi për zhurmën në lokal. Nga dëshmitë e personave te pranishëm, mësohet se vrasjen e ka kryer Sokrat Vata, pasi e ka goditur me thikë turistin. Ndërsa Danjel Gjana e ka qëlluar me grushte. Autori u arrestua në Levan të Fierit, fshehur në bagazhin e makinës së dy turqve, ndërsa bashkëpunëtori është në kërkim. Edhe Bekim Bulica pronar i lokalit, që dyshohet se fshehu krimin, është shpallur në kërkim policor. Lajm në përditësim... Personat e përfshirë dhe rolet e tyre në ngjarje1. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.2. Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.3. Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.4. Serxhi Selimi – kamerier në lokal.5. Ervis Bunci – kamerier në lokal.6. Ildi Cekani – kamerier në lokal.7. Murat Zhabina – kamerier në lokal.8. Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.9. Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.10. Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.11. Kristi Koshi – i arrestuar; funksioni apo vendi i tij i punës nuk dihet.12. David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.13. Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit.------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 12:02 Vrasja e portugezit te Principotes në Ksamil, momenti kur autori Sokrat Vata mbërin në Gjykatën e Sarandës (VIDEO) Report Tv ka siguruar momentin kur Sokrat Vata dhe 10 të tjerë të përfshirë në vrasjen e Portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil mbërrin në Gjykatën e Sarandës.Nga pamjet e siguruara shihet se 29-vjeçari veshur me një bluzë të errët dhe pantallona të shkurtra është i pari që zbret makina e policisë. Pas tij zbresin nën mbikqyrjen e policisë edhe të tjerët. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al Murat Zhabina Ildi Cekani Nuh Mahmutoglu Ezgi Perlak Ervis Bunci Moisid Matushaj David Heurtevent Kristi Koshi Romeo Shehu Bekim Bulica Sokrat Vata Luis Miguel Varela Mendes vrasja e portugezit Principotes Ksamil gjykata e sarandes Vlore sarande Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5287 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
