Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e portugezit te ‘Principotes’, Berisha: Turizmi në duart e krimit, 3 policë bashkëpunuan në këtë akt! Shqipëria, rrezik për vizitorët (VIDEO)


Turizmi në Sarandë është në duart e krimit, thotë Sali Berisha për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes një ditë më parë, i cili kishte ardhur për pushime në Ksamil. Kryetari i Partisë Demokratike dënoi aktin duke shtuar se vrasja e ndodhur në “Principotes” ka karakter shtetëror pasi në të bashkëpunuan të paktën 3 punonjës me uniformë. “Vrasja e 20-vjeçarit portugez, turist në Ksa

Turizmi në Sarandë është në duart e krimit, thotë Sali Berisha për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes një ditë më parë, i cili kishte ardhur për pushime në Ksamil. Kryetari i Partisë Demokratike dënoi aktin duke shtuar se vrasja e ndodhur në “Principotes” ka karakter shtetëror pasi në të bashkëpunuan të paktën 3 punonjës me uniformë. “Vrasja e 20-vjeçarit portugez, turist në Ksamil, është një akt sipas të dhënave, pothuaj vrasje shtetërore. E them këtë në kuptimin, jo se ai u ekzekutua nga njerëz me uniformë, por në kuptimin e vërtetë se industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit. Në Sarandë, shteti dhe krimi janë një. Ligji nuk ekziston. Në Sarandë, dhe jo vetëm, flitet gjerësisht për një ekonomi të bazuar në trafiqe droge, njerëzore etj, e cila gëlon nga darka në mëngjes në lokalet e natës, të cilat funksionojnë gjer në agim. Në plazhet e pushtuara, ku nuk gjendet një metër plazh publik, por të gjitha të dominuara nga të fortit që shesin shezlongët qindra euro. LEXO edhe...PD kundërshton ndarjen territoriale me 46 bashki, Boçi: Pushteti duhet të jetë pranë qytetarit Vrasja e turistit portugez ka edhe një karakter konkret shtetëror sepse në këtë akt makabër, e quaj makabër, erdhi të bëjë pushime te ne dhe tani përcillet në arkivol. Në këtë akt makabër, bashkëpunëtorë ishin të paktën 3 punonjës me uniformë. Kjo dëshmon se cila është shkalla e lartë e inkriminimit të rojeve të sigurisë në këto lokale. Ata, në vend që të parandalonin krimin, e fshehën për orë të tëra. Në mos, hetimi do tregojë, ndoshta edhe morën pjesë në masakrimin e 20-vjeçarit portugez”, tha Berisha. Miosid Matushaj, Luciano Seferi, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi ishin 4 efektivët që ndodheshin në lokal në momentin kur ndodhi konflikti mes Sokrat Vatës dhe portugezit. Të katërt janë arrestuar, ndërsa Matushaj nuk është pezulluar ende nga detyra. Sipas Berishës, siguria në lokale mbahet nga rrogëtarë shteti që sillen si banditë. Ai thotë se Shqipëria është rrezik për jetën e turistëve. “Aty organet e sigurisë në këto lokale janë të përbëra nga rrogëtarë shteti që sillen si banditë dhe s’pyesin për asgjë. Turizmi siç tregon ky rast dhe të tjera, është krejtësisht në duart e krimit dhe antiligjit. Pasojat janë shumë negative, një emër i keq për Shqipërinë si vendi ku vriten turistët. Nuk ka më keq se kaq. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë se Shqipëria është një rrezik për ata që vijnë dhe për jetën e tyre”, përfi Berisha. P.J/E.H/ReportTv.al Miosid Matushaj Luciano Seferi Romeo Shehu sali berisha Kristi Koshi vrasja e portugezit Luis Miguel Varela Mendes turizmi PD Principotes Ksamil Komento Komente Endri: 19/08/2026 13:01 Shkaktari je ti i Djalli vetë. Ti që e mbushe jugun me ujqër. E shkreta Shqipëri nuk gjen paqe as kërkund prej teje dhe qelbësirave që të shkojnë pas. Përgjigju Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57% Shoqëria 26.5% Social media 16.4% Vota total: 3825 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?