Lajme Zone
Vrasja e portugezit në Ksamil, Report Tv zbardh dëshmitë e shokëve: Ishim te shezlongët dhe na shanë nga nëna, Vata ia nguli thikën në zemër! Plagosi edhe një tjetër
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e portugezit në Ksamil, Report Tv zbardh dëshmitë e shokëve: Ishim te shezlongët dhe na shanë nga nëna, Vata ia nguli thikën në zemër! Plagosi edhe një tjetër

Dëshmitë e miqve francezë që ndodheshin me Luis Miguel Varela Mendes, portugezin që mbeti i vrarë në Ksamil më 18 gusht, e rrëfejnë ngjarjen e asaj dite në një tjetër version nga ajo që është deklaruar deri më tani. Djemtë thonë se ishin një grup prej rreth 7 vetash që po qëndronin në plazh kur u është afruar dikush që fliste frëngjisht dhe ka sharë nga nëna një prej turistëve. Përshkrimi i Adib G

Dëshmitë e miqve francezë që ndodheshin me Luis Miguel Varela Mendes, portugezin që mbeti i vrarë në Ksamil më 18 gusht, e rrëfejnë ngjarjen e asaj dite në një tjetër version nga ajo që është deklaruar deri më tani. Djemtë thonë se ishin një grup prej rreth 7 vetash që po qëndronin në plazh kur u është afruar dikush që fliste frëngjisht dhe ka sharë nga nëna një prej turistëve. Përshkrimi i Adib Ghanmi korrespondon me pamjen e David Heurtevent, alias Gjana, shqiptaro-britanikun që punonte në ‘Principotes’, por tani është shpallur në kërkim. LEXO edhe...Sherri që i parapriu vrasjes së portugezit në Ksamil, shoku i tij: Vata doli me thikë në dorë, më goditi në këmbë! Hoqi këmishën me gjak dhe iku drejt rrugës Në këtë moment ka nisur sherri dhe më pas ka ardhur një tjetër që sipas detajeve të dhëna nga dëshmitarët pasi përshkruajnë një djalë me flokë të gjatë, me veshje bezhë në të bardhë, bëhet fjalë për Sokrat Vatën, i cili mbante thikë në dorë. Vata ka goditur njërin prej djemve në këmbë, ndërsa me mjetin prerës i ka marrë jetën Mendesit duke ia ngulur në zemër. David Heurtevent, i cili raportohet të ketë goditur 20-vjeçarin me kokë, e ka shtyrë Ghanmi kur ky i fundit është përpjekur ta kapë, por ka rënë në ujë. “Ne ishim shtatë shokë. Po festonim në klub ‘Principote’. Pasi mbaroi festa po qëndronim në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra. Ishte shqiptar, por fliste frëngjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: Pse shan? Nëna është e shenjtë. Ai më pas e goditi me kokë shokun tonë dhe, ne u futëm të gjithë në konflikt. Më pas erdhi një person, i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tjetër, i cili u vra me thikë në zemër. Në këtë moment, njerëzit nisnin të bërtisnin, dhe drejt nesh kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt. Personin që qëlloi me kokë, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë", thotë Ghanmi. Dëshmia tjetër, ajo e Ibraim Leimoeiv përforcon pretendimin se djemtë ishin jashtë klubit, në plazh kur Heurtevent është afruar duke fyer njërin prej tyre. Sërish, Sokrat Vata përshkruhet si personi që ka ardhur me thikë në dorë dhe ka goditur dy shokët e tij që për Miguelin rezultoi fatale. Në momentin që i është treguar edhe fotoja, Leimoeiv ka identifikuar qartazi 29-vjeçarin si autor. “Aty ka ardhur një person, i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri që fliste pak frëngjisht, i cili na thotë qetësohuni, duke na kërcënuar dhe sharë nga nëna. Ai më pas goditi me thikë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt. Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë, me pak mjekër, i cili iu drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas iu drejtua Luis Miguelit. Ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Luis Miguel. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë te plaga”, thotë Leimoeiv. Tourpal Khitaev, i cili është goditur në këmbë me thikë nga Vata, tregon se ka qenë i veçuar me Leimoeiv kur autori ka dalë nga lokali me thikë në dorë duke bërtitur të mos bënin zhurmë. Pranë tyre ndodheshin edhe turistë të tjerë dhe një djalë i dehur. Turisti e ka kundërshtuar 29-vjeçarin, por si përgjigje ka marrë fyerje dhe më pas Vata e ka kapur për fyti, e ka goditur me kokë në fytyrë dhe janë përleshur. Nuk e ka parë momentin e vrasjes pasi ishte larguar, por kur është kthyer, Vata hoqi këmishën me gjak dhe iku drejt rrugës. Njësoj si Leimoeiv, Khitaev e identifikoi 29-vjeçarin nga fotoja. “Unë i them që nuk jam unë personi që bërtisja dhe ishin të tjerë, por ky person më ofendoi nga nëna. Unë i them që pse e zë nënën time në gojë, unë nuk zura në gojë nënën tënde. Në këtë moment ai më kapi për fyti dhe më goditi me kokë në fytyrë dhe unë iu përgjigja duke e goditur. Unë më pas kam rënë në shezlong dhe ai po vazhdonte të më godiste. Aty erdhën dhe disa persona të tjerë dhe po na godisnin dhe shokët e mi u futën në konflikt. Luisi Migueli u fut për të ndaluar ata që më godisnin dhe më pas unë kam parë atë që shoku im që u vra, po konfliktohej me dy-tre persona me bluza të zeza ndërsa personi me bluzë të bardhë, i cili mbante thikën në dorë po na kërcënonte. Njëri prej tyre më ka kapur dhe më ka larguar nëpër shezlongë. Kur jam kthyer kam parë personin, i cili ishte me të bardha që hoqi këmishën ku në të dallohej që ishte me gjak dhe po largohej në drejtim të rrugës. Unë nuk e kam parë momentin kur e ka goditur me thikë shokun tim Luis Miguel”, thotë Khitaev. Versioni i turistëve bie në kundërshtim me atë të dhënë një ditë më parë nga Sokrat Vata në gjykatë, i cili pretendoi se është sulmuar nga turistët. Sipas Vatës, sherri me ta nisi për shkak të zhurmës që po bënin brenda lokalit dhe turistët i sulmuan kur iu kërkuan të mbanin qetësi. "Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal dhe po bënin zhurmë. Shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, por ata nuk u bindën dhe filluan të na shanin. U afruam më pranë dhe u kërkuam sërish të mbanin qetësi, por ata filluan të na godisnin”, tha Vata. Më tej, autori tha se kishin dalë jashtë gjatë përleshjes, moment kur ka parë se njëri nga turistët kishte thikë. Ai pretendoi se nuk e mban mend si e ka goditur pasi ishte në shok për shkak të agresionit të tyre, por gjithçka ka ndodhur instinktivisht dhe në përpjekje për t’u vetëmbrojtur. "Gjatë përleshjes fizike kemi dalë në pjesën e jashtme. Njëri prej tyre kishte një thikë, e kam neutralizuar dhe i kam marrë thikën. Në këtë moment, dikush nga turistët e huaj më goditi me shkelm në nofull. Aty jam rrëzuar dhe ata kanë tentuar të më godasin sërish. Instinktivisht kam lëvizur dorën për t’u mbrojtur. Nuk e kujtoj se si e kam goditur, pasi isha nën shok. Nuk e dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, ka pretenduar ai. Në përleshjen me turistët u përfshinë edhe kamerierët Ildi Cekani, Serxhi Selimi, Murat Zhabina dhe Ervis Bunci, si dhe truprojat Luciano Seferi, Moisid Matushaj dhe Romeo Shehu (të dypunësuar pa leje pasi punonin në Policinë e Shtetit, në Policinë e Burgjeve dhe Policinë Bashkiake) dhe Kristi Kosho. Pronari i ‘Principotes’, Bekim Bulica, ndodhej në lokal kur ndodhi ngjarja, por u zhduk dhe tani është në kërkim. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 12:50 Sherri që i parapriu vrasjes së portugezit në Ksamil, shoku i tij: Vata doli me thikë në dorë, më goditi në këmbë! Hoqi këmishën me gjak dhe iku drejt rrugës Sokrat VataTourpal Khitaev, një tjetër nga turistët francezë që shoqërohej me portugezin Luis Miguel Varela Mendes, ka deklaruar përpara hetuesve se kanë qenë tek klub ‘Principote’ duke festuar dhe pasi kanë mbaruar kanë dalë nga klubi dhe kanë zbritur shkallet duke qëndruar tek shezlonget e plazhit.Khitaev dhe Ibrahim Leimoeiv po qëndronin pak të veçuar nga të tjerët, kur 3 persona me ngjyrë i kanë thënë të ziheshin si burra. Një djalë pranë tyre ishte i dehur dhe bërtiste. Dy persona dolën më pas nga lokali, një prej tyre Sokrat Vata që mbante thikën në dorë. Vata ka goditur Khitaev me të në këmbë dhe ka thirrur që mos të bërtasin.Pasi e ka sharë nga nëna dhe janë përplasur me fjalë, e ka kapur për fyti, e ka goditur me kokë në fytyrë dhe janë përleshur. Edhe kur Khitaev ka rënë në shezlong, goditjet kanë vijuar. Portugezi 20-vjeçar, shokët e tyre dhe persona të tjerë u përfshinë. Momenti i fundit që Khitaev ka parë Mendesin ishte kur ky i fundit po grindej me dy të tjerë, më pas vetë ai është larguar.Kur është kthyer ka parë Vatën që e ka identifikuar me foto, që po hiqte këmishën me gjak dhe po largohej nga rruga. Ai pohon se nuk ka parë momentin kur Vata ka vrarë shokun e tij.“Kam qenë me shokun tim Ibrahim dhe po bisedonim, ndërsa shokët e tjerë qenë më larg. Aty pranë kanë qenë dhe tre persona me ngjyrë të cilët na thanë që zihuni si burra, por unë u thashë se nuk po ziheshim dhe të shikonin punën e tyre se ne po bëjmë shaka. Aty pranë ka qenë dhe një djalë tjetër, i cili ishte i dehur dhe po bërtiste.Në këtë moment dalin dy veta, të cilët ishin punonjës të lokalit dhe na thonë që mos bërtisni se punojmë këtu! Njëri prej tyre më tërheq nga krahu i veshur me rroba të bardha të shkurtra me pak mjekër, flokë gështenjë, i cili kishte thikën në dorë dhe që më goditi mua në këmbë. Më pas iu bërtiti të gjithëve dhe iu thotë që mos bërtisni. Unë i them që nuk jam unë personi që bërtisja dhe ishin të tjerë, por ky person më ofendoi nga nëna. Unë i them që pse e zë nënën time në gojë, unë nuk zura në gojë nënën tënde. Në këtë moment ai më kapi për fyti dhe më goditi me kokë në fytyrë dhe unë iu përgjigja duke e goditur. Unë më pas kam rënë në shezlong dhe ai po vazhdonte të më godiste.Aty erdhën dhe disa persona të tjerë dhe po na godisnin dhe shokët e mi u futën në konflikt. Luisi Migueli u fut për të ndaluar ata që më godisnin dhe më pas unë kam parë atë që shoku im që u vra, po konfliktohej me dy-tre persona me bluza të zeza ndërsa personi me bluzë të bardhë, i cili mbante thikën në dorë po na kërcënonte. Njëri prej tyre më ka kapur dhe më ka larguar nëpër shezlongë.Kur jam kthyer kam parë personin, i cili ishte me të bardha që hoqi këmishën ku në të dallohej që ishte me gjak dhe po largohej në drejtim të rrugës.Unë nuk e kam parë momentin kur e ka goditur me thikë shokun tim Luis Miguel”.I pyetur se a njihte personin, i cili mbante thikën në dorë dhe që e kishte goditur në këmbë ai është përgjigjur që “po” dhe pas paraqitjes së fotos së Sokrat Vatës, ai ka deklaruar që ai është personi i cili mbante thikën në dorë dhe që e ka goditur dhe atë. Share Ora 11:49 Shoku i turistit të vrarë në ‘Principotes’ në Ksamil: Njëri me flokë të gjatë dhe thikë goditi Miguelin, unë i vura bluzën në plagë! Identifikon Sokrat Vatën Sokrat VataIbraim Leimoeiv, një nga francezët që shoqërohej me portugezin Luis Miguel Varela Mendes që u vra në Ksamil, ka deklaruar në dëshminë e tij se me shokët kanë qenë në disko klub ‘Principote’ dhe po festonin, më pas kanë dalë dhe kanë shkuar tek shezlonget të gjithë së bashku.Dëshmia e tij ngjason me atë të Adib Ghanmi, një tjetër francezi në grupin e tyre pasi thotë se një person ka ofenduar në frëngjisht nga nëna, shokun e tyre. Aty ka nisur konflikti ku u përfshinë dhe të tjerë, kur ai ka parë Sokrat Vatën të qëllojë me thikë dy prej tyre, siç pretendoi edhe Ghanmi. Njëra prej goditjeve ishte fatale për portugezin 20-vjeçar. Leimoeiv i ka vënë bluzën e tij në plagë shokut, ndërsa para hetuesve ka identifikuar Vatën si njeriu që vrau të riun.“Aty ka ardhur një person, i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri që fliste pak frëngjisht, i cili na thotë qetësohuni, duke na kërcënuar dhe sharë nga nëna. Ai më pas goditi me thikë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt.Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë, me pak mjekër, i cili iu drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas iu drejtua Luis Miguelit.Ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Luis Miguel. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë te plaga”, është shprehur Leimoeiv.I pyetur nëse e njeh personin, i cili goditi me thikë, ai u përgjigj që nëse e shikon mund ta dallojë dhe pasi i është vënë përpara fotoja e Sokrat Vatës, ai e ka njohur dhe ka deklaruar se ky ishte personi që kishte thikën dhe kishte goditur shokun e tij. Share P.J/ReportTv.al kristi kosho Bekim Bulica Romeo Shehu Moisid Matushaj Luciano Seferi Ervis Bunci Murat Zhabina Serxhi Selimi Ildi Cekani Adib Ghanmi Sokrat Vata Luis Miguel Varela Mendes vrasja e portugezit David Heurtevent Ibraim Leimoeiv Ksamil Principotes Ksamil sarande Vlore Komento Komente Era G.: 22/08/2026 12:08 Ndyresirat rraciste vranë një djalë 20 vjeçar vetëm e vetëm sepse ishte i zi. Zagarët rraciste janë të zinj sterrë, por ky duket vetja z bardhë. Turp !!! Përgjigju Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 6106 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?