Gjykata e Sarandës ka caktuar masën “arrest me burg” për Sokrat Vatën, autorin e dyshuar të vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez, në Ksamil.
Në qeli do të qëndrojnë edhe çifti turk Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, që e morën në makinë 29-vjeçarin pas krimit.
Viktima, 20 vjeç, humbi jetën si pasojë e disa goditjeve me thikë në pjesën e kraharorit dhe në shpinë. Pas 10 orësh seancë, gjyqtari Shkëlzen Licaj vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”, me afat 45 ditë, edhe për Ildi Cekanin, Ervis Buncin dhe Serxhi Selimin, kamarierët e lokalit “Principote”.
Ndërkohë, janë liruar me masën “Detyrim paraqitjeje” efektivi i Policisë së Shtetit Moisid Matushaj, efektivi i Burgut të Fierit Lucjano Seferi dhe efektivi i Policisë Bashkiake të Gjirokastrës Romeo Shehu, të cilët punonin si truproja, si dhe kamarieri Murat Zhabina dhe truproja Kristi Koshi.
Sipas policisë, në orën 05:15 të së martës, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, Sokrat Vata dyshohet se e ka goditur me thikë disa herë turistin portugez.
Po në të njëjtën kohë, edhe David Gjana, 29 vjeç, tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte viktimën.
Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.
Pas krimit, Vata u kap në fshatin Levan të Fierit, në bagazhin e fshehur të një automjeti që drejtohej nga 31-vjeçarja turke, ndërsa pasagjer ishte partneri i saj.
Sipas hetuesve, edhe katër kamarierët e lokalit “Principote”, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina, goditën me grushte 20-vjeçarin.
Gjatë konfliktit, në lokalin “Principote”, katër punonjësit e sigurisë nuk ndërhynë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe, pas ngjarjes, nuk njoftuan autoritetet e Policisë së Shtetit.
Në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit ishte edhe pronari, shtetasi Bekim Bulica, i cili, pas ngjarjes, u largua duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse. Ai është në kërkim nga policia për ngjarjen./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Sokrat Vata
