Qindra maturantë u testuan ditën e sotme pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore për garën e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë, por ajo që ka mbetur pas përfundimit të provimit ka nxitur reagime të shumta.
Në një video të mbërritur në redaksi, e xhiruar rreth orës 17:30 pranë godinës së ish-ATSH-së ku u zhvillua konkursi, shfaqet një pamje jo fort e këndshme. Shkallët e godinës dhe hapësira përreth janë mbushur me shishe plastike uji dhe mbeturina të tjera të lëna përdhe nga kandidatët.
Qytetari që ka denoncuar pamjet shpreh keqardhjen për mungesën e kulturës mjedisore nga ana e të rinjve që nesër synojnë të vishen me bluzat e bardha: "Mbrëma! Shikojeni studentët e rinj që kanë konkurruar sot për mjekësi. Këta do jenë mjekët e rinj, me këtë edukatë do jenë e ardhmja..." Pamjet nxisin diskutime mbi përgjegjësinë qytetare të brezit të ri, veçanërisht të atyre që zgjedhin t'i përkushtohen një profesioni humanist si mjekësia. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)
