Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shpalljen fajtorë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin me 30 vjet burgim të Kushtrim Kokallës, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Kolegji i Apelit që mori vendimin për këtë rast përbëhej nga Mentor Hajra- kryetar, Xhevdet Abazi- gjyqtar referues dhe Arben Hoti- anëtar. LEXO edhe...Vrasja e 'Sel Çamit' dhe plagosja e nipit të tij në Fier, shoqërohen në Polici 3 persona! Çfarë tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është vërtetuar se i akuzuari Naim Murseli, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, si dhe për shkak të mllefit e dëshirës për hakmarrje, kishte bërë plan ta largonte Liridonën nga jeta e tij. Sipas aktgjykimit, pas datës 25 qershor 2022, kur ishte paguar polisa e sigurimit të jetës në emër të Liridona Ademajt, në shumën prej 3,000,000 korona suedeze, Murseli kishte synuar që, përveç vrasjes, të përfitonte edhe financiarisht nga kompania e sigurimit. Nga ana tjetër, raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së krimit. Edhe në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca, konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore. Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua pjesërisht fajtor, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërkohë fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Por, Gjykata e Apelit me vendimin e 10 dhjetorit 2025, ndryshoi vendimin e 'Themelores', duke e dënuar Dodajn me 3 vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për shitjen e armës. R.Xh/ReportTv.al kosove gjykata e prishtines Liridona Ademaj Naim Murseli kushtrim kokalla Granit Plava vrasje Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.1% Protesta 22.8% Asnjëra 6.1% Vota total: 2320 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
