Lajme Zone
Vrasja e ish-policit/ Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanajt në GJKKO, ja kur do të jepet vendimi
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e ish-policit/ Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanajt në GJKKO, ja kur do të jepet vendimi

Në GJKKO është zhvilluar sot seanca për vrasjen e Santiago Malkos, ndërsa i pranishëm në gjyq ishte dhe Ilir Selmanaj, i akuzuari për vrasjen e ish-policit. Sipas informacioneve, Selmanaj ka deklaruar se është i pafajshëm ndërsa ka thënë po ashtu se nuk ka lidhje me ngjarjn. “Jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje”, është shprehur ai. Ndër të tjera bëhet me dije se nëna e ish-polici

Në GJKKO është zhvilluar sot seanca për vrasjen e Santiago Malkos, ndërsa i pranishëm në gjyq ishte dhe Ilir Selmanaj, i akuzuari për vrasjen e ish-policit.

Sipas informacioneve, Selmanaj ka deklaruar se është i pafajshëm ndërsa ka thënë po ashtu se nuk ka lidhje me ngjarjn. “Jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje”, është shprehur ai. Ndër të tjera bëhet me dije se nëna e ish-policit e ka akuzuar Selmanajn për vrasjen e djalit dhe ka kërkuar që gjykata ta dënojë me 28 vjet burg. “Ky më ka vrarë djalin të dënohet me 28 vite burg. Nëse e nxirrni jashtë, më sillni djalin në shtëpi ta shikoj”, është shprehur ajo. Ndërkohë mësohet se është shtyrë për në datën 17 korrik seanca ku do të jepet vendimi për të akuzuarin për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.