Pas kontrolleve në vendngjarje, policia ka sekuestruar dy armë zjarri, tip pistoletë, të cilat janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertize të mëtejshme.Hetuesit po verifikojnë gjithashtu edhe përfshirjen e personave të tjerë në ngjarje, si dhe kujt i përkisnin armët e sekuestruara. Emiljan Suti Një armë e dytë zjarri është gjetur nga policia pranë vendit ku mbrëmjen e 9 korrikut u vra Ilir Gjini, në lagjen “Erdogan” të Laçit.
Arma u zbulua gjatë kontrolleve të imtësishme të kryera nga grupi hetimor, i cili është orientuar edhe nga deklarimet e personave të shoqëruar në polici pas ngjarjes. Bëhet fjalë për një revolver, i cili është sekuestruar dhe dërguar për ekspertizë balistike.
Ekspertët do të përcaktojnë nëse kjo armë është përdorur gjatë përplasjes me armë, kujt i përket dhe nëse ka pasur shkëmbim zjarri mes personave të përfshirë në ngjarje.
Hetuesit dyshojnë se në vendin e krimit mund të kenë qenë të pranishëm edhe persona të tjerë, përveç autorit të dyshuar dhe viktimës, të cilët mund të kenë pasur rol në konflikt ose të kenë dijeni për dinamikën e ngjarjes.
Për vrasjen është shpallur në kërkim Emiljan Suti, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Ilir Gjini dhe Artur Suti jetonin në të njëjtën lagje në Laç. Shkak i vrasjes, dyshohet të jetë një konflikte të mundshme mes tyre jashtë vendit ku nuk përjashtohet mundësia të kenë pasur aktivitet kriminal.
Hetuesit dyshojnë se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar nga zona, por deri më tani bashkëpunëtorët e mundshëm nuk janë identifikuar.
Në vendngjarje është gjetur fillimisht vetëm një pistoletë, e cila është dërguar për ekspertizë, dhe ka dyshime se mund të ketë qenë e viktimës. Palët, kishin pasur edhe një konflikt verbal pak momente para vrasjes, teksa ishin pikasur në qendër të Laçit.
I dyshuari, Emiljan Suti ka precedentë të theksuar kriminal, i dënuar me 5 vite burg për kanosje për shkak të detyrës, armëmbajtje pa leje, i arrestuar edhe në Belgjikë për vjedhje.
15 vjet më parë Emiljan Suti arriti t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit. Ai kishte marrë leje për të dalë nga burgu, kur nga një makinë u qëllua me breshëri plumbash, që për fat nuk e kapën.
Ai është vëllai i Gentian Sutit, i konsideruar “i forti” i Laçit.Mbi 15 vite më parë, dy vëllezërit janë dënuar me nga 5 dhe 4 vite burg, pasi hapën zjarr pas një përplasje pasi policia i kishte ndaluar për kontroll.
Ilir Gjini, me origjinë nga Miloti, por me banim në Laç, kishte edhe 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika dhe Nure. Arsyeja e ndërrimit të mbiemrave, dyshohet të ishte e kaluara e tij problematike, përfshirë vjedhje të banesave të Itali, për të cilën është arrestuar bashkë me vëllain në 2013-ën.vrasja e ilir gjinit në laç Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtuesit e "JetSki-ve" 11 Korrik 2026, 13:3313:33Kronike Kultivuan parcela me kanabis, shpallen në kërkim babë e bir në Kukës; nis procedimi penal për bashkëshorten 11 Korrik 2026, 11:4211:42Kronike Aksident në Mirditë, plagosen 6 të mitur; makina drejtohej nga kusheriri i tyre 16-vjeçar 11 Korrik 2026, 10:5110:51Kronike Organizonin lojëra fati, arrestohen 2 persona; sekuestrohen makineta, tavolina pokeri dhe çipsa 11 Korrik 2026, 10:2910:29Kronike Dhunuan të miturën dhe e filmuan, Prokuroria e Fierit lë në burg njërën prej tyre; shtrim në spital psikiatrik për tjetrën 11 Korrik 2026, 10:2310:23Kronike Amir Muaremi theu 'arrestin e shtëpisë’, arrestohet efektivi i Policisë në Dibër! 10 Korrik 2026, 21:0521:05Kronike

