Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, dy vite më parë. Apeli i ul dënimin Ilir Beqarajt nga 16 vite burg në 12 vite e 8 muaj burg. LEXO edhe...Skema e mashtrimit/ Çohet në gjyq administratori italian i ‘Euro Beton 2005’, i sekuestrohen 10 mln € pasuri! Premtonte para e apartamente për lëndën e parë, por nuk paguante furnitorët Gentjan Bejtja u vra me më shumë se 30 plumba pasditen e 15 marsit 2024, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht derdhën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan. Vrasja e tij lidhet me disa krime të ndodhura në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë ku dyshohet se Bejtja ka pasur dijeni apo ka qene pjesë e tyre. Viktima i kishte shpëtuar disa atentateve më herët, ndërsa më 4 korrik 2023 iu vra kunati nga një atentat në banesën e Bejtjes. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al Ilir Beqaraj gentian bejtja Tirane gjykata e apelit Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 53.4% Veliajn 20.6% Asnjërin 26% Vota total: 812 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

