Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim biznesmenin italian Giovanni Telesca, administrator i kompanisë “Euro Beton 2005”, si dhe vetë shoqërinë, nën akuzat për mashtrim, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Hetimet disa mujore kanë çuar në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 10 milionë euro, ndërsa kompania ishte vendosur nën sekuestro që prej muajit maj.
Sipas Prokurorisë, Telesca dyshohet se siguronte lëndë të para për prodhimin e betonit nga kompani të ndryshme, duke u premtuar furnitorëve pagesa ose apartamente, por më pas nuk shlyente detyrimet.
Hetimi nisi pas kallëzimit të një biznesmeni, i cili pretendon se është dëmtuar me rreth 89.8 milionë lekë nga furnizimet e papaguara me rërë dhe granil. Nga ana e tij, Telesca ka pretenduar se furnizimet gjatë kohës kur administronte kompaninë shoqëroheshin me fatura fiskale, ndërsa pagesat nuk ishin kryer për shkak të mungesës së të ardhurave nga palë të treta. Prokuroria dyshon gjithashtu se një pjesë e parave të përfituara nga aktiviteti nxirreshin jashtë Shqipërisë pa u deklaruar dhe investoheshin në pasuri në Itali.
Në maj të këtij viti Gjykata e Tiranës zbuti masën e sigurisë duke e lënë në detyrim paraqitje, ndërkohë la në fuqi sekuestrimin e kompanise ‘Euro-beton 2005’ dhe bllokimin e llogarive bankare.
Mes pasurive të sekuestruara janë një pallat, sipërfaqe toke, njësi tregtare, betoniere, pompa betoni dhe mjete transporti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Giovanni TelescaProkuroria e TiranësSPAK

