Lajme Zone
Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, Apeli dënon Ilir Beqarajn me 12 vite e 8 muaj burg
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, Apeli dënon Ilir Beqarajn me 12 vite e 8 muaj burg

Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, dy vite më parë

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka dhënë vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjes, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në Larushk të Fushë-Krujës. Trupi gjykues me relator Ardit Mustafain dhe gjyqtar anësor Miranda Andoni dhe Brikena Ukperaj e kanë dënuar Beqarajn me 20 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar zbret në 12 vite e 8 muaj burg. Në shkallën e parë, ai ishte dënuar me 24 vite heqje lirie duke përfituar kështu zbritjen e dënimit me të paktën 4 vite. Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ka pasur rolin e ndihmësit në atentat. Ai dyshohet se ka transportuar katër autorët e dyshuar pasi këta të fundit dogjën automjetin tip “Land Rover Discovery”, të përdorur në vrasje, në fshatin Hasan. Më pas, me një automjet tip “Golf 7”, i ka larguar në drejtim të Bubqit. Përveç Beqarajt, në dosjen e kësaj ngjarjeje janë përfshirë edhe persona të tjerë. LEXO EDHE:Kontrolle për lavazhet/ Ujësjellësi i kanalizimeve Tiranë nis aksionin kundër lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujit Flodian Plaku, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, dyshohet si një nga personat që morën pjesë drejtpërdrejt në ekzekutimin e Gentian Bejtjes. Ai është akuzuar për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim, si dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit. Plaku u arrestua në Orikum më 3 gusht 2025, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Edison Haxhiu është një tjetër person i hetuar për këtë ngjarje. Ai dyshohej se kishte bashkëpunuar me Beqarajn dhe kishte ndihmuar në sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e atentatit. Në korrik 2025, Gjykata e Tiranës vendosi shuarjen e masës së arrestit dhe lirimin e tij nga burgu, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Kur u ekzekutua Gentian Bejtja Gentjan Bejtja u vra me më shumë se 30 plumba pasditen e 15 marsit 2024, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht derdhën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan. Vrasja e tij lidhet me disa krime të ndodhura në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë ku dyshohet se Bejtja ka pasur dijeni apo ka qene pjesë e tyre. Viktima i kishte shpëtuar disa atentateve më herët, ndërsa më 4 korrik 2023 iu vra kunati nga një atentat në banesën e Bejtjes. Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: gjykata e apelit Tirane gentian bejtja Ilir Beqaraj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.8% Veliajn 20.7% Asnjërin 26.5% Vota total: 892 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?