Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas. Trupi gjykues i ka caktuar atij dënimin me 20 vite burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe në total do të bëjë 12 vite e 8 muaj burg. Bejtja, ish-polic i Burgjeve, u vra në oborrin e banesës së tij në fshatin Larush, Në shkallën e parë, Beqaraj ishte dënuar me 24 vite burg. Me vendimin e ri, Apeli ka përgjysmuar dënimin e dhënë më herët. Kujtojmë se prokuroria kërkoi 23 vite burg për Ilir Beqarjan. Më herët në një atentat iu vra kunati dhe iu plagos djali i mitur. Beqaj njihej si mik i Enver Stafukës, ndërsa ishte personi i fundit që takoi para zhdukjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Gjykata e Apelit vrasja e gentian bejtjas

