POGRADEC- Në seancën e radhës të gjykimit paraprak për vrasjen e Egli Proges, e cila zgjati më shumë se dy orë, të akuzuarit kanë kërkuar që çështja të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar.
Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, kërkoi veçimin e çështjes së tij nga të akuzuarit e tjerë, si dhe zhvillimin e gjykimit të shkurtuar.
Të njëjtën kërkesë drejtuar gjykatës e kanë paraqitur edhe katër të akuzuarit e tjerë në këtë proces. Gjykata nuk ka arritur të marrë një vendim gjatë seancës, për shkak të kompleksitetit të çështjes.
Seanca është shtyrë për në muajin tetor, kur pritet të vendoset nëse procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e Egli Proges do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm apo me gjykim të shkurtuar.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
