Lajme Zone
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e Egli Progës/ Kërkuan gjykim të shkurtuar, Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes (VIDEO)


Në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm. Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së zakonshme, me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes.

Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes për gjykim të shkurtuar, lidhur me vrasjen e Egli Progës. Në seancën e zhvilluar këtë të hënë, gjykata ka vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm. Ky vendim nënkupton se procesi gjyqësor do të vijojë sipas procedurës së zakonshme, me shqyrtimin e provave dhe të rrethanave të çështjes. Meçe dhe Guçe akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim. Dy të akuzuarit mbeten në masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa tre të tjerët, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, me "detyrim paraqitje" për moskallëzim krimi. LEXO EDHE:'Territorialja', Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në Shqipëri Si ndodhi vrasja e Egli Progës? Denis Meçe, nipi i Valter Gorës, ish-drejtorit të Postës Shqiptare, i kërkoi disa herë Progës që t’i dridhte një cigare dhe pasi ky i fundit ia bëri gati i tha të shkojë ta marrë, por Meçe u fut në lokal dhe debatuan. Aty është qëlluar nga Leonidha Guçe dhe pasi ka dalë jashtë, Denis Meçe e goditi me grusht Progën, koka e të cilit u përplas me një makinë të parkuar dhe në asfalt. Disa minuta më vonë mbërriti ambulanca, dhe pasi u transportua në spital, u konfirmua i vdekur. Ekspertiza e mjekësisë-ligjore nxori si shkak të vdekjes hemorragjinë në cipën e trurit dhe hemorragjinë në indin trunor. Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga, babai i dy fëmijëve, dhe mënyra se si policia trajtoi ngjarjen irritoi opinionin publik. Qytetarët u ngritën në protesta dhe me qirinj e fotot e Eglit në duar, kërkonin drejtësi. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com TAG: Leonidha Guçe denis mece vrasja e egli proges Korce Arjan Manellari Voltan Shkulaku Andi Shkulaku Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.1% Jo 34.6% Nuk e di 6.4% Vota total: 6594 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?