LEZHË- Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vinçesk Piroli, 38 vjeç, Kristian Ymeri, 34 vjeç, dhe Elden Tarja, 25 vjeç, të ndaluar tre ditë më parë nën dyshimin se po përgatitnin një atentat në Lezhë.
Tre të rinjtë u ndaluan nga policia pas dyshimeve se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Sipas të dhënave paraprake, Piroli dhe Ymeri dyshohet se lëviznin të armatosur me një motor të bardhë dhe me skafandra të zeza në aksin e vjetër rrugor Pllanë-Lezhë.
Motori me të cilin dyshohet se lëviznin rezulton i vjedhur në Suedi. Ndërhyrja e policisë bëri të mundur ndalimin e tyre, si dhe të personit që dyshohet se i transportonte me automjet.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe rolin e dyshuar të secilit prej tyre.
Sipas informacioneve paraprake, të ndaluarit nuk kanë dhënë ende dëshmi lidhur me ngjarjen.
Ata akuzohen për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim, sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, si dhe trafikimin e mjeteve motorike./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet atentatElden TarjaKristian YmeriLezhëpoliciaVinçesk Piroli
