Lajme Zone
Disfata në derbi, Bratu 'bën gati valixhet' te Partizani! Fitorja në debutim te Vllaznia, trajneri Laszlo: Bënin punë vetëm 3 pikët
SportShqiptarja

Disfata në derbi, Bratu 'bën gati valixhet' te Partizani! Fitorja në debutim te Vllaznia, trajneri Laszlo: Bënin punë vetëm 3 pikët

Disfata në derbi ka vënë në rrezik serioz trajnerin e Partizanit Florin Bratu, i cili pritet të shkarkohet nga drejtuesit.

Disfata 3-1 në derbi ishte vetëm zhgënjimi i fundit në një fillim sezoni që ka nisur shumë i vështirë për Partizanin. Situata, ka zemëruar shumë drejtuesit të cilët pritet të largojnë trajnerin Florin Bratu. Në 6 ndeshje me rumunin Partizani ka grumbulluar vetëm 4 pikë, duke u renditur në vendin e parafundit në kampionat. Ndërkohë të dielën Vllaznia siguroi fitoren e parë në këtë sezon në Superligë, duke mposhtur 1-0 Dinamon e Ilir Dajës. Për shkodranët fitorja erdhi në një moment tejet delikat, ndërsa lajm pozitiv është se 3 pikët erdhën në ndeshjen debutuese të trajneri Csaba Laszlo. Golin e vetëm të sfidës e realizoi Murataj nga jashtë zone. “Gëzimi më i madh është për 3 pikëshin. Normal që jam i lumtur për golin, por më me rëndësi është 3 pikëshi. Trajneri ka ardhur me një energji shumë pozitive. Ka provuar të ndryshojë sepse ishim moralisht shumë poshtë,”-u shpreh Edon Murataj, futbollist i Vllaznisë. LEXO EDHE:Tirana fiton derbin e tensionuar, mposht Partizanin me rezultatin 1-3! Festë 'e çmendur' te bardheblutë, Vllaznia gjen fitoren e parë sezonale (VIDEO) “Në situatën ku ndodheshim rëndësi kishte vetëm të fitonim. Kjo shëronte çdo gjë. Ky është mesazhi për këdo: që ne duhet të luftojmë sëbashku. Për qytetin, për klubin. Kjo nuk do të thotë se do fitojmë çdo ndeshje, por do na bëjë një skuadër të fortë,”-tha Csaba Laszlo, trajner i Vllaznisë. Në ndeshjet e tjera të javës së 6 të Superligës Egnatia fitoi 0-2 kundër Laçit, Elbasani barazoi 1-1 kundër Vorës, ndërsa Teuta mposhti 2-0 Skënderbeun. Janë pikërisht durrsakët të cilët udhëheqin klasifikimin me 16 pikë, 1 më shumë se Egnatia e vendit të dytë, ndërsa Dinamo e vendit të tretë ka 11 pikë. Në vendin e fundit është Skënderbeu me 3 pikë, 1 më pak se Partizani i vendit të 9 dhe 2 më pak se Vora e vendit të tetë. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: Florin Bratu partizani derbi superliga Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 6717 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?