Lajme Zone
U arrestua për krime mjedisore në shtratin e lumit Vjosa, Lorenc Bami ish-bashkëpunëtor i Tërmet Peçit! Pretendimi: Inspektorët më kërkuan ryshfet
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U arrestua për krime mjedisore në shtratin e lumit Vjosa, Lorenc Bami ish-bashkëpunëtor i Tërmet Peçit! Pretendimi: Inspektorët më kërkuan ryshfet

44-vjeçari Lorenc Bami, i cili u arrestua një ditë më parë për ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, më parë ka qenë shef i urbanistikës gjatë kohës që bashkia e Tepelenës drejtohej nga Tërmet Peçi. Sipas Bamit, ka kontribuar për një ujësjellës, nëpërmjet burimit nën shtratin e lumit Vjosa, nga i cili zona të tëra do të furnizohen me ujë.

44-vjeçari Lorenc Bami, i cili u arrestua një ditë më parë për ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, më parë ka qenë shef i urbanistikës gjatë kohës që bashkia e Tepelenës drejtohej nga Tërmet Peçi. Sipas Policisë, ngjarja u konstatua të premten në vendin e quajtur "Gallaticë", në fshatin Vasjar të Memaliajt, ku shërbimet kanë evidentuar ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, zonë e mbrojtur mjedisore. Bami u vu në pranga, ndërsa një tjetër, Andi Hasani, nën hetim, për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore", ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. LEXO EDHE:Gërryenin shtratin e lumit Vjosa me fadromë, një i arrestuar dhe një nën hetim, akuzohen për dëmtim të zonave të mbrojtura (EMRAT) Në pretendimet e tij, Bami thotë se ka kontribuar për një ujësjellës, nëpërmjet burimit nën shtratin e lumit Vjosa, nga i cili zona të tëra do të furnizohen me ujë pas tri dekadash. Ai pretendon se inspektorët e zonave të mbrojtura i kanë kërkuar ryshfet, por ai ka refuzuar dhe ata e kanë kallëzuar për kanosje. Ndërkohë, Peçi, i cili sot është deputet, është denoncuar në SPAK nga demokrati Arben Ristani për shpërdorim të fondeve IPARD. Sipas avokatit të tij, Bami prej kohësh nuk ka më asnjë kontakt me ish-eprorin. Në qershor, Prokuroria e Gjirokastrës pushoi ndaj tij akuzën e goditjes për shkak të detyrës. P.J/Shqiptarja.com TAG: termet peci Lorenc Bami Andi Hasani memaliaj tepelenë lumi vjosa Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 6784 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?