Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e Egli Progës, gjykata rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen


Gjykata ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të paraqitur nga Denis Meçe dhe Leonidha Guce, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të paraqitur nga Denis Meçe dhe Leonidha Guce, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës.

Seanca e radhës gjyqësore ndaj dy të akuzuarve ka përfunduar këtë të hënë, ndërsa gjykata ka vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm.

Në seancën e kaluar, Meçe dhe Guce kishin kërkuar të përfitonin nga procedura e gjykimit të shkurtuar, e cila parashikon shqyrtimin e çështjes pa zhvilluar procesin e zakonshëm të marrjes së provave në gjykim. Megjithatë, kërkesa e tyre nuk është pranuar nga gjykata, duke bërë që procesi të vijojë sipas procedurës së zakonshme.

Në vijim pritet të shqyrtohen provat dhe rrethanat e çështjes, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e Egli Progës.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet egli progagjykata