Lajme Zone
Vrasja e Arlinda Zekajt tronditi Kosovën, qytetarët protestojnë edhe sot në Prishtinë: Duam drejtësi!
BotëBalkanWeb

Vrasja e Arlinda Zekajt tronditi Kosovën, qytetarët protestojnë edhe sot në Prishtinë: Duam drejtësi!

Qytetarët janë mbledhur sërish në qendër të Prishtinës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës, pavarësisht thirrjeve të përsëritura drejtuar institucioneve për mbrojtje.

Qytetarët janë mbledhur sërish në qendër të Prishtinës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës, pavarësisht thirrjeve të përsëritura drejtuar institucioneve për mbrojtje. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi institucionale për ngjarjen e rëndë, duke vënë në qendër të kërkesave shkarkimin ose dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ata kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave dhe zbardhjen e plotë të përgjegjësive për mënyrën se si institucionet trajtuan rastin e Arlinda Zekajt. Sipas informacioneve të bëra publike, viktima kishte kërkuar për muaj të tërë zbatimin e një vendimi gjyqësor dhe mbrojtjen e institucioneve. Më 16 tetor, Gjykata Themelore e Pejës kishte urdhëruar kthimin e saj në shtëpinë e përbashkët me ish-bashkëshortin, pranë djalit të saj. Megjithatë, kërkesat e saj për zbatimin e vendimit nuk morën zgjidhje, ndërsa ajo u vra me sëpatë nga ish-kunati, Albert Sylaj, në mbrëmjen e së dielës, në shtëpinë e saj në Vitomiricë. Rasti ka ngritur pikëpyetje të forta mbi reagimin e institucioneve, pasi Arlinda Zekaj kishte lënë prova me shkrim dhe regjistrime zanore, përmes të cilave kërkonte ndihmë dhe denonconte situatën në të cilën ndodhej.

Protestuesit kërkojnë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi dhe që rasti të mos mbetet pa drejtësi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb