Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!


Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarët vijuan të qëndrojnë në protestë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarët vijuan të qëndrojnë në protestë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën në kor “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, ndërsa nuk munguan as thirrjet kundër Policisë së Shtetit. “Polici këtu na ke, ti mbron krimin, jo ne” dhe “Polici e krimit” ishin disa nga sloganet e drejtuara ndaj efektivëve të pranishëm në zonë. Po ashtu, qytetarët përsëritën thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike. Një tjetër slogan që u dëgjua gjatë protestës ishte “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ndërsa pjesëmarrësit theksuan se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Në përfundim të tubimit, protestuesit u larguan nga zona, ndërsa mesazhi i përcjellë ishte se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb