Lajme Zone
Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, banori: E përshëndeta pak para se ta vrisnin
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, banori: E përshëndeta pak para se ta vrisnin

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 65-vjeçarit Viktor Bardhi, mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 65-vjeçarit Viktor Bardhi, mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

Një banor i zonës ka treguar për mediat se Bardhi punonte në ujësjellës dhe se mëngjesin e sotëm ishte nisur për të hapur ujin. Banori tha se e kishte takuar dhe përshëndetur viktimën pak para se të ndodhte ngjarja.

“Jam përshëndetur kalimthi sot. Ai po shkonte të hapte ujin, punonte me ujësjellësin. Ishte duke shkuar atje, por e vranë. Ai ka qenë burrë, nuk është ruajtur kurrë”, u shpreh banori.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 09:00, Viktor Bardhi u gjet i pajetë brenda automjetit të tij në fshatin Ndërfushas. Dyshohet se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjetin ku u gjet viktima, ndërsa në të duken edhe shenjat e lëna nga plumbat. Në zonë ndodhen forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Ndërkohë, në fshatin Munaz është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një automjet tip “Audi A4”, ndërsa mjeti po i nënshtrohet verifikimeve dhe ekspertizave për të përcaktuar nëse ka lidhje me vrasjen.

Një nga pistat e hetimit lidhet me konfliktet e mëparshme mes familjeve Bardhi dhe Reçi, megjithatë motivi i vrasjes së Viktor Bardhit nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Viktor Bardhi ishte vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra më 26 shtator 2023, ndërsa familja u godit sërish në janar 2025, kur u vra edhe nipi i tij, Kristian Bardhi, i njohur edhe me mbiemrin Marku, në aksin Fier-Vlorë.