Lajme Zone
Vrasja e 62-vjeçarit në Bulqizë, gruaja dhe i biri dalin parë Gjykatës dhe mohojnë krimin: Erdhi i shpërfytyruar nga ariu dhe qëlloi veten me plumb në gjoks! Lihen në qeli
Të tjeraShqiptarja

Vrasja e 62-vjeçarit në Bulqizë, gruaja dhe i biri dalin parë Gjykatës dhe mohojnë krimin: Erdhi i shpërfytyruar nga ariu dhe qëlloi veten me plumb në gjoks! Lihen në qeli

Nga informacionet e marra ato kanë deklaruar se 62-vjeçari kishte shkuar në shtëpi i gjakosur, pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu, kishte hyrë në banesë, kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar veten në gjoks. E shoqja sipas tyre, ka njoftuar ambulancën.

Kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë nënë e bir Sadete dhe Gazmir Fiku të cilët akuzohen për vrasjen e përkatësisht (bashkëshortit dhe babait) Urim Fiku 62 vjeç, ngjarje e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës. Të dy të akuzuarit kanë mohuar ngjarjen, duke mbetur në pretendimet fillestare se 62-vjeçari është sulmuar nga ariu. Nga informacionet e marra ato kanë deklaruar se 62-vjeçari kishte shkuar në shtëpi i gjakosur, pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu, kishte hyrë në banesë, kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar veten në gjoks. E shoqja sipas tyre, ka njoftuar ambulancën. LEXO EDHE:Elektricisti humb jetën në krye të detyrës në Dibër, rrëzohet shtylla elektrike dhe e zë poshtë (EMRI) Gazmir Fiku në deklarimet e tij ka thënë se nuk ka qenë në banesë pasi ka qenë në punë në OSHE Bulqizë, gjatë kësaj kohe. Ata pretendojnë se Urim Fiku vendoste leqe për të zënë kafshë të egra (derra) në pyll. Ajo ç'ka do të hidhte dritë mbi këtë ngjarje do të jenë aktet e ekspertimit të mjekësisë ligjore të cilët pritet të vijnë nga policia shkencore. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për të dy. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh R.Xh Shqiptarja.com TAG: Diber bulqizë Urim Fiku Sadete Fiku Gazmir Fiku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 51.8% Veliajn 20.5% Asnjërin 27.7% Vota total: 980 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?