Kthesë kanë marrë hetimet pas arrestimit nga forcat speciale greke EKAM të një 43-vjeçari shqiptar, i dënuar si autor i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 2020 në Greqi dhe i dyshuar si vrasës me pagesë. Fillimisht, ai u identifikua si Nikolin Pali, 43 vjeç, i njohur në Greqi si Niko. Policia greke tha se, veç vrasjes së dyfishtë, ai kërkohej edhe në Shqipëri për “vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës në Greqi iu gjetën pistoleta dhe granata.
Para pak minutash, burime ekskluzive për “Top Channel”, mëson gazetari Artur Bibe, pranë policisë greke bëjnë me dije se i arrestuari dyshohet të jetë një person i kërkuar në Shqipëri, i dënuar për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Fran Preldakaj, alias Zef Preldakaj, 44 vjeç.
Policia ka nisur një hetim të thelluar për të dyshuarin, pasi informacionet në rrugë operative e përfshijnë në ngjarje të rënda kriminale në të dyja shtetet dhe, për këtë, po hetohen disa ngjarje të viteve të fundit. 17:16
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme dhe me akuzë për disa vrasje, mes tyre edhe ish-partneres, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria
Aktualitet 16:35
U arrestua pas 6 vitesh në Greqi për vrasjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj pasi “i kapi mat”, Nikolin Pali lëvizte me identitet fals, banesën e kishte mbushur me armë
Aktualitet Top Channel

