Lajme Zone
Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë/ Policia: I plagosur dhe një kalimtar, pika kontrolli për kapjen e autorëve
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë/ Policia: I plagosur dhe një kalimtar, pika kontrolli për kapjen e autorëve

Policia e Sarandës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, nga dy persona të cilët po lëviznin me motor.

Policia e Sarandës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, nga dy persona të cilët po lëviznin me motor.

Blutë e qytetit bregdetat deklaruan se gjatë të shtënave ka mbetur i plagosur dhe një 73-vjeçar, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artan Myrtaj ishte me precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza.

Myrtaj ishte i dënuar edhe më herët për “vjedhje” dhe, sipas të dhënave të hetimit, njihej si përdorues i lëndëve narkotike./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet