Janë zbardhur detaje lidhur me vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku viktimë mbeti një 20-vjeçar.
Në pranga është vënë autori i dyshuar i krimit, 29-vjeçari, S.V., ndërsa raportohet se janë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës dhjetëra persona, të cilët do të merren në pyetje për ngjarjen e rëndë.
Ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, pritet që të bëhen arrestime të reja.
Bëhet me dije po ashtu se mes të ndaluarve është edhe një efektiv policie, i cili dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin të largohet nga vendngjarja. Policia po heton dhe rolin e një çifti turk që drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori i vrasjes. Ndërkohë policia ka sqaruar gjithashtu se viktima ishte shtetas portugez dhe jo francez, siç u raportua më herët. Njoftimi i policisë: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se:
Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.
Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

