Policia ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, pas disa orësh kërkime. Kristian Sterjo është lokalizuar në afërsi të banesës së tij dhe është shoqëruar në komisariat, ku pritet t’i nënshtrohet procedurave të mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pas krimit, Sterjo dyshohet se ka hedhur armën e përdorur në zonën e njohur si “Fusha e Drurëve”, ku mësohet se ka qëndruar i fshehur për disa orë.
Forcat e policisë kanë vijuar kontrollet në këtë zonë për gjetjen e armës, e cila konsiderohet një provë e rëndësishme materiale në hetimin për vrasjen e të riut. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

