Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, pjesëmarrësit brohoritën slogane si "Shqipëria kërkon revolucion", "Poshtë korrupsioni", "Drejtësi për qytetarët", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Nuk ka kthim pas", duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre... Ka nisur protesta e 71-të para Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kastës politike.
Protestuesit shprehen se qeveria e drejtuar nga Rama duhet të largohet dhe “ta lërë vendin të lirë”, ndërsa kërkesa kryesore që përsëritet në tubim është dorëheqja e kryeministrit dhe kabinetit të tij.
Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, pjesëmarrësit brohoritën slogane si "Shqipëria kërkon revolucion", "Poshtë korrupsioni", "Drejtësi për qytetarët", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Nuk ka kthim pas", duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Edhe në protestën e 70-të, pjesëmarrësit kanë dalë me pankarta dhe mesazhe në shqip dhe anglisht.
Pas 71 ditësh protestë, qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar dhe tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kërkesës për dorëheqjen e qeverisë.
Ndërkohë, protesta pritet të marrë përmasa më të mëdha në mesin e muajit. Për datat 14-16 gusht është paralajmëruar një protestë kombëtare, ku organizatorët presin pjesëmarrje edhe nga diaspora. Sipas paralajmërimeve të bëra për tubimin, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit pritet t’u bashkohen protestuesve në shesh gjatë këtyre ditëve.protesta kryeministria Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vatër e re zjarri në Krastë të Krujës, flakët përhapen në një sipërfaqe me pisha; ndërhyrja me mjete zjarrfikëse e pamundur 9 Gusht 2026, 19:5019:50Aktualitet “Vera po bëhet e padurueshme", alarmi i gjeologut italian: Qytetet duhet të përgatiten për vapën ekstreme! 9 Gusht 2026, 18:2218:22Aktualitet Bilanci më i fundit i zjarreve në Shqipëri, vatra aktive në Tiranë, Kurbin e Krujë! 9 Gusht 2026, 17:5017:50Aktualitet Rëndohet situata në Kakavijë, kolona të gjata makinash në kufirin Greqi-Shqipëri! 9 Gusht 2026, 17:1317:13Aktualitet Rikthehen flakët në Krujë, riaktivizohet një vatër zjarri; rrezikohet biznesi 9 Gusht 2026, 14:4014:40Aktualitet “Territorialja”, Haxhimali kundër propozimit: Zonat rurale rrezikojnë të mbeten pa përfaqësim 9 Gusht 2026, 14:2614:26Aktualitet

