Lajme Zone
Vrasës me pagesë në Greqi, i kërkuar për krime në Shqipëri; kush është 44-vjeçari shqiptar që u kap në Athinë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasës me pagesë në Greqi, i kërkuar për krime në Shqipëri; kush është 44-vjeçari shqiptar që u kap në Athinë

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, dy vrasjet që shqiptari dyshohet se ka pranuar janë kryer përpara vitit 2002. Pas këtyre ngjarjeve, ai ishte larguar drejt Greqisë për t'i shpëtuar ndëshkimit.

44-vjeçari shqiptar që u kap në Athinë Autoritetet greke po hetojnë përfshirjen e 44-vjeçarit në dy vrasje të tjera të dyshuara si krime me pagesë. Ai është dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme për vrasjen e ish-partneres së tij dhe bashkëjetuesit të saj në Lutraki, në vitin 2020. Një shqiptar, i identifikuar si Nikolin Pali, 44-vjeç, i arrestuar në Athinë për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2020 në Lutraki të Greqisë, dyshohet se ka pranuar autorësinë e dy vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, dy vrasjet që shqiptari dyshohet se ka pranuar janë kryer përpara vitit 2002. Pas këtyre ngjarjeve, ai ishte larguar drejt Greqisë për t'i shpëtuar ndëshkimit.

Ndërkohë, burimet ngrenë dyshime se personi i identifikuar si Nikolin Pali mund të jetë në të vërtetë Fran Preldakaj, i njohur edhe me emrin Zef Preldakaj, 44 vjeç, i dënuar më parë për vrasje në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë grabitjeje në bashkëpunim.

Autoritetet shqiptare kishin publikuar gjithashtu një njoftim kërkimi, sipas të cilit personi në fjalë ishte dënuar me 22 vite burg për vrasje. Policia greke e konsideron 44-vjeçarin një person me rrezikshmëri të lartë kriminale, i cili dyshohet se merr përsipër edhe vrasje kundrejt pagesës. Hetuesit po verifikojnë përfshirjen e tij në dy vrasje të tjera, të cilat kanë karakteristikat e ekzekutimeve me porosi.

Ndaj tij rezultonin në fuqi gjashtë vendime gjyqësore dënimi për vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasje me dashje, grabitje të përsëritura dhe shkatërrim të pronës së tjetrit me zjarr.

Arrestimi gjatë operacionit policor në Athinë

Autoritetet greke e lokalizuan të kërkuarin pas grumbullimit dhe analizimit të informacioneve nga strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kundër jetës dhe lirisë së personit.

Policia organizoi një operacion në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës, ku 44-vjeçari jetonte duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara.

Në operacion morën pjesë edhe forcat speciale të policisë greke, EKAM, ndërsa gjatë ndërhyrjes ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i prokurorisë.

Sipas policisë, autoritetet e arrestuan shqiptarin përpara se ai të kryente një tjetër sulm të dyshuar.

Vrasja e ish-partneres dhe bashkëjetuesit të saj në Lutraki

Ngjarja për të cilën shqiptari është dënuar në mungesë ndodhi gjatë natës së 10 duke u gdhirë 11 tetori 2020, në një banesë pushimi në Lutraki, në rajonin e Korinthit.

Sipas hetimeve, ai vrau me sëpatë ish-partneren e tij me origjinë ukrainase dhe partnerin e saj të atëhershëm, një farmacist nga zona.

Pas vrasjes së dyfishtë, autori mori para dhe bizhuteri që u përkisnin viktimave. Më pas, ai largoi automjetin e gruas nga vendngjarja dhe i vuri flakën në një zonë të izoluar.

Për këtë krim, drejtësia greke e ka dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme. Gruaja që vrau në Lutraki Armë, granata dhe dokumente të falsifikuara në apartament

Gjatë kontrollit në apartamentin ku qëndronte shqiptari, policia greke gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me ngjyrë argjendi dhe dorezë druri, dy granata plotësisht funksionale, dy mekanizma ndezës për granatat, tri palë pranga metalike dhe një leje qëndrimi në emër të një personi tjetër, por me fotografinë e 44-vjeçarit.

Përveç vendimeve të mëparshme të dënimit, autoritetet e arrestuan edhe për ushtrim dhune ndaj punonjësve të administratës dhe përfaqësuesve të drejtësisë, falsifikim dokumentesh, si dhe shkelje të legjislacionit për armët dhe të huajt.

Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare dhe arrestimi i një gruaje

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Policia Greke shkëmbeu informacione me autoritetet shqiptare përmes zyrave të Interpolit.

Nga ky komunikim rezultoi se ndaj të arrestuarit ekzistonte një njoftim ndërkombëtar kërkimi, i lëshuar nga autoritetet shqiptare, për tentativë grabitjeje me armë, të kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, policia arrestoi edhe një grua të huaj, 41 vjeçe, të cilën e akuzon për strehim dhe ndihmë ndaj një personi të kërkuar nga drejtësia, si dhe për shkelje të legjislacionit për të huajt./Përshtatur nga "Protothema" loutrakidolofonia7 675x1200 1 whatsapp image 2026 11 06 at 64124 pm 554x675 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike U lanë në burg për vrasjen e Urim Fikut, zbardhet dëshmia e nënë e bir: Erdhi në shtëpi dhe qëlloi veten me pistoletë 6 Nëntor 2026, 17:3517:35Kronike U kap në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali kërkohej edhe nga Interpol Tirana! 6 Nëntor 2026, 17:2017:20Kronike Kokaina nga Kolumbia, paratë nga parajsat fiskale/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë 2 milionë euro 6 Nëntor 2026, 15:2915:29Kronike Pretenduan se Urim Fiku u sulmua nga ariu, nënë e bir mohojnë vrasjen në gjykatë: S’kemi lidhje me ngjarjen 6 Nëntor 2026, 15:1615:16Kronike Vrau ish-partneren dhe burrin e saj, arrestohet pas 6 vitesh arrati 44-vjeçari shqiptar në Athinë 6 Nëntor 2026, 14:5014:50Kronike Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, humb jetën një tjetër elektriçist në Dibër 6 Nëntor 2026, 14:3914:39Kronike