Lajme Zone
Pastrim parash dhe mashtrim, biznesmenit Giovanni Telesco i sekuestrohen 10 milionë euro pasuri
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pastrim parash dhe mashtrim, biznesmenit Giovanni Telesco i sekuestrohen 10 milionë euro pasuri

Hetimet disa mujore kanë zbuluar një skemë mashtrimi me furnizimet e lëndëve të para për prodhimin e betonit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.

Euro Beton Sipas Prokurorisë, biznesmeni italian siguronte lëndë të para nga kompani të ndryshme, duke u premtuar furnitorëve se do t'i paguante me para ose do t'u jepte apartamente në këmbim. Megjithatë, pasi merrte materialet, ai mohonte furnizimet e kryera dhe detyrimet financiare ndaj tyre. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin italian Giovanni Telesco dhe kompaninë e tij “Euro Beton 2005”, të akuzuar për mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Hetimet disa mujore kanë zbuluar një skemë mashtrimi me furnizimet e lëndëve të para për prodhimin e betonit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.

Sipas Prokurorisë, biznesmeni italian siguronte lëndë të para nga kompani të ndryshme, duke u premtuar furnitorëve se do t'i paguante me para ose do t'u jepte apartamente në këmbim. Megjithatë, pasi merrte materialet, ai mohonte furnizimet e kryera dhe detyrimet financiare ndaj tyre.

Lëndët e para përdoreshin për prodhimin e betonit, i cili më pas tregtohej nga kompania. Hetuesit dyshojnë se një pjesë e furnizimeve nuk regjistrohej në dokumentacionin fiskal, ndërsa shitjet e betonit shërbenin për të fshehur të ardhurat dhe për t'u dhënë pamje të ligjshme përfitimeve të siguruara përmes veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Giovanni Battista Telesca është ortak me Arjan Ormenajn dhe Bujar Gazhelin në kompaninë “Euro Beton”. Pastrim parash dhe mashtrim, sekuestrohet kompania “Euro Beton 2005” e mafiozëve italianë Telesca dhe e Bujar Gazhelit! 1 Maj, 17:51 Pas disa muajsh hetimesh, Prokuroria ka vendosur nën sekuestro pasuritë e kompanisë, me vlerë të përllogaritur në rreth 10 milionë euro.

Mes pasurive të sekuestruara janë tetë prona të paluajtshme, përfshirë një pallat, sipërfaqe toke dhe njësi të ndryshme, si dhe 25 automjete që përdoreshin për aktivitetin e biznesit, kryesisht betoniere dhe pompa betoni.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfn hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin italian G.T., dhe ‘Euro Beton 2005’ sh.p.k., të akuzuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’ të parashikuar nga nenet 143/3, 180/3 dhe 287 të Kodit Penal dhe sekuestron 10 milionë euro pasuri.

Pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, në kuadër të procedimit penal nr.1718, viti 2026. u morën të pandehur dhe u përfunduan hetimet për shtetasin Italian G.T. dhe personi juridik “Euro Beton 2005”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas përmes “Euro Beton 2005” sh.p.k., ka përfituar lëndë të parë nga subjekte të ndryshme ekonomike, duke premtuar pagesa ose apartamente, e më pas duke mohuar furnizimet dhe detyrimet. Lëndët e para janë përdorur për prodhimin dhe shitjen e betonit. Dyshohet se furnizimet e pafiskalizuara dhe shitja e betonit kanë shërbyer për fshehjen e të ardhurave dhe ligjërimin e përfitimeve të paligjshme.

Hetimet disa mujore vërtetuan skemën e mashtrimit dhe u vendos sekuestro preventive, ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjektit “EURO BETON 2005”, të cilat kapin vlerën rreth 10.000.000 Euro.Në funksion të veprimeve të kryera, u bë e mundur që të sekuestrohen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe aktiviteti tregtare, të cilat ju kaluan në administrim Agjencisë së Administrimit te Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara si me poshtë:

Sekuestrohen 8 pasuri të paluajtshme në pronësi të subjektit nën hetim

Tokë arë, me sipërfaqe 560 m²;

Pallat, me sipërfaqe 2780 m², si dhe 914 m² ndërtim;

Tokë arë me sipërfaqe 1580 m²;

Tokë arë me sipërfaqe 310 m²;

Njësi, me sipërfaqe 71.5 m²;

Tokë arë me sipërfaqe 63 m², në bashkëpronësi të shoqërisë “EURO BETON 2005” sh.p.k.

Njësi, me sipërfaqe 61.6 m², vol. 30, fq. 52, ZK 8160;

Njësi, me sipërfaqe 138.84 m², vol. 19, fq. 235, ZK 8180.

Gjithashtu u sekuestruan pasuri të luajtshme në pronësi të subjektit nën hetim, ne total 25 automjete të tipit betonierë, pombë betoni, transport e pompa betoni. Pastrim parash dhe mashtrim, gjykata zbut masën për italianin Telesca; skema si zhvati miliona përmes “Euro Beton” 5 Maj, 17:27 giovanni telesco biznesmenit giovanni telesco i sekuestrohen 10 milionë euro pasuri eurobeton Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike E zuri korenti teksa po punonte në nënstacion, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë 6 Nëntor 2026, 12:1512:15Kronike Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit 12 qytetarë 6 Nëntor 2026, 10:5710:57Kronike I dënuar me 9 vite burg për shfrytëzim prostitucioni në Itali, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës 6 Nëntor 2026, 10:4610:46Kronike Goditet rrjeti i trafikimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Greqisë, 10 të arrestuar; mbi 750 mijë euro fitime 6 Nëntor 2026, 10:0510:05Kronike Goditet grupi që shpërndante droge në afërsi të shkollave në Fier, arrestohen 4 persona 6 Nëntor 2026, 09:0909:09Kronike Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit 6 Nëntor 2026, 08:2308:23Kronike