Lajme Zone
"Vrapuesit hapën dyert e Thesarit"/ U desh lëvizja e Administratives për pagat, që Rama të kujtohej për hallet e qytetarëve
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

"Vrapuesit hapën dyert e Thesarit"/ U desh lëvizja e Administratives për pagat, që Rama të kujtohej për hallet e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila urdhëroi Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit. Në reagimin e tij, Rama është ndalur te shpejtësia e Administratives për çështjen e pagave, duke e krahasuar atë me mijëra dosje që presin prej vitesh. Një shqetësim që do të tingëllonte më bindës, nëse qeveria e drejtuar prej ti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila urdhëroi Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit. Në reagimin e tij, Rama është ndalur te shpejtësia e Administratives për çështjen e pagave, duke e krahasuar atë me mijëra dosje që presin prej vitesh. Një shqetësim që do të tingëllonte më bindës, nëse qeveria e drejtuar prej tij do të kishte treguar të njëjtin ritëm edhe për hallet e qytetarëve që presin prej vitesh zgjidhje.

Rama ka këmbëngulur gjithashtu se fondet e Thesarit të Shtetit nuk mund të vihen në dispozicion pa kaluar përmes Kuvendit, refren që e kanë përsëritur prej ditësh edhe ministrat e tij.

"Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge vrapuesve fluturakë të Gjykatës Administrative… Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cënon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë, kjo është diçka tejet turbulluese! Ja edhe në tabelën bashkëngjitur çfarë kërkon Gjykata Administrative në dyert e thesarit të shtetit pa kaluar fare nga parlamenti, ndërkohë që e përsëris: Dyert e thesarit të shtetit i hap vetëm pushteti i pavarur legjislativ dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë detyrën e tij për këtë temë, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator", shkruan Rama. Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte… pic.twitter.com/IzjXI9FRe0

— Edi Rama (@ediramaal) September 11, 2026 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm