Myslim Murrizi E gjitha një teatër me regji bythecësh dhe spurdhjakësh, ku secili hale i kësaj politike mendon të përfitojë kapital politik. Vrapi i PS-së për ta përjashtuar 60 ditë dhe për t'i "ulëritur" SPAK-ut që të hetojë Gonen, që t'i bëjnë qejfin Amerikës se po e ruajmë "sekret" marrëveshjen për t'u dhënë 300 milionë euro "peshqesh" nga taksat e shqiptarëve, pasi i dhanë mbi 500 milionë euro Ron izraelitit për të "prodhuar" armë.
Dakordësia e PD-së për këtë marrëveshje "sekrete", për të treguar se janë "pro" amerikanë të mëdhenj, por që nuk mori pjesë në votim që të mos merrte vesh "sekretet" e mëdha që "vodhi" Gonia si agjenti 007 ose Kim Filbi.
E gjitha një teatër me regji bythecësh dhe spurdhjakësh, ku secili hale i kësaj politike mendon të përfitojë kapital politik.
Seanca e sotme, në fakt, u thirr duke menduar që Rama të premten do të bënte ndryshime në qeveri, por ata që e komandojnë Ramën dhe qeverinë nuk e lejuan të bëjë asnjë ndryshim dhe pastaj shpiku "besën" e dhjerë, ngaqë ngeli si i dhjerë vetë.
Po kamera që filmoi Gonen duke ikur me vrap si çakall, e kujt ishte?
E vetmja "aktore" e këtij teatri të pështirë që u "plagos" ishte një punonjëse e Kuvendit, e cila nuk kishte asnjë dijeni për teatrin që po luanin qelbësirat që punojnë në Kuvend si mender deputetë, secili për llogari të tij e për të treguar devotshmëri ndaj "detyrës".
grabitja e dokumentit sekret nga agron shehaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Qeveria sterile dhe prifti mëkatar 27 Korrik 2026, 14:3314:33Forum Revolucioni i Flamingove dhe dështimi i Shqipërisë post-socialiste 27 Korrik 2026, 10:2110:21Forum Besa nuk jepet me mashtrime; prishni pazarin e 2008-ës, ose mos e përdhosni protestën! 26 Korrik 2026, 15:0015:00Forum Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë 26 Korrik 2026, 14:0214:02Forum Sky ECC, sfida e re në gjykata: ‘Beteja’ SPAK-avokatë dhe efekti në dosjen “Aruba” 25 Korrik 2026, 18:4518:45Forum Binjakët e Serbisë 25 Korrik 2026, 17:4817:48Forum

