Seanca plenare është mbyllur pas tensioneve të krijuara gjatë shqyrtimit të projektmarrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për huanë prej 302 milionë dollarësh në fushën e mbrojtjes . Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që marrëveshja të shqyrtohej me procedurë të përshpejtuar, duke njoftuar vijimin e seancës në orën 15:00, pas diskutimit të saj në komisionet parlamentare.
Vendimi shkaktoi kundërshtimin e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të punimeve.
Situata e tensionuar çoi në mbylljen e seancës nga ana e Niko Peleshit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

