Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vranësira dhe reshje afatshkurtra shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)


Temperaturat minimale do të zbresin në 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të shënojnë 19 gradë celcius.

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell). Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit si dhe gjatë ditës me intensitet të ulët. Hera – herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje bore me intensitet të ulë në relievet malore mbi 1100-1200metër mbi nivelin e detit kryesisht në veri-verilindje, lindje – juglindje. Temperaturat minimale do të zbresin në 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të shënojnë 19 gradë celcius. LEXO EDHE:Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe mjegulla! Zonat malore nën petkun e bardhë të dëborës (VIDEO) Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. R.Xh / K.T A.C Shqiptarja.com TAG: reshje shiu parashikimi i motit moti Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.6% Jo 41.7% Nuk e di 8.6% Vota total: 544 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?