Lajme Zone
Vranësira dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vranësira dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Sot e diel, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sot e diel, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditës) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente pas orëve të mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Në orët e pasdites dhe orët e mbrëmjes në zonën e veri – veriperëndim – perëndim e jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. 🌬 Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor Juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare

dhe zonave luginore të vendit.

Valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb