Gazetarja Beti Njuma komentoi ndryshimin e qëndrimit të deputetit socialist Erion Braçe lidhur me votën e tij për Reformën Administrativo-Territoriale. Kundër “Territoriales”/ Braçe e thotë troç: Prodhon vota, eksperiment ndaj 15 bashkive 8 Tetor, 16:42 Një një postim në “Facebook”, Njuma shkruan se Braçe lëpiu atë që pështye me neveri, kur kundërshtonte siç do të bënte çdo njeri me integritet.
Sipas gazetares, nëse Braçe do të pranonte rregullin e kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama, se kush nuk voton pro reformës largohet nga grupi i PS-së, do të kishte dalë i fituar para qytetarëve që i kanë besuar votën si deputet. Të presësh nga zaret e Ramës 9 Tetor, 13:44 Njuma e cilëson si nja kat të papranueshëm nga një politikan që shërben si deputet prej më shumë se 30 vitesh. “Kam 13 orë që pres të dëgjoj justifikimin e Erion Braçes për votën pro reformës territoriale. Hiçgjë ende. Erioni po mendohet. Akoma! Dhe do të mendohet gjatë se si e lëpiu atë që pështyu me neveri, kur kundërshtonte siç do të bënte çdo njeri me integritet.
Çfarë ndryshoi? Presioni, shantazhi, apo “dashuria” për partinë doli më e fortë se bindjet? Po ç’do humbiste Braçja nëse përjashtohej? Asgjë! Veç i fituar do të dilte: para njerëzve që e kanë votuar, para atyre që i kanë besuar dhe para atyre që nisën ta simpatizonin pikërisht për kundërshtimin e një reforme asgjësuese.
Sa pak burrëri! Sa pak këllqe nga një njeri me 30 e kusur vite si deputet! Çfarë hendeku mes asaj që mendon dhe thotë dhe asaj që bën. Erion Braçe kishte shansin të hynte në histori për qëndresën e tij, ashtu si Mariana Koçeku. Mjerisht, zgjodhi rreshtimin. Do të mbahet mend vetëm si një koleg i Zeqinesë, e cila të paktën është më e sinqertë në puthadoren e saj!
Fundja asgjë e re nga fronti i socialistëve të Ramës (se atë të Nanos e ka harruar Erioni). Nënshtrimi i kafshës ndaj të zotit është total dhe ka shkërmoqur çdo ndërgjegje njerëzore apo politike. Ndaj me vjen ta mbyll me një shprehje të Fatos Nanos: Ti Erion nuk vlen as sa një lavatriçe!”,shkruan Njuma./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

