Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke e zyrtarizuar kështu edhe formimin e institucioneve të vendit.Albin Kurti është zgjedhur kryeministër për mandatin e ri qeverisës, pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur sot, ku në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. A do të ketë Qeveri? Kurti prezanton prioritetet qeverisëseNga 70 deputetë të pranishëm, qeveria u votua me 62 vota pro, 8 kundër dhe 0 abstenime.Pas votimit kanë dhënë betimin edhe kabineti qeveritar. Seanca u zhvillua pas konstituimit të Kuvendit dhe mandatimit të Kurtit për formimin e Qeverisë së re.Kabineti i propozuar nga Kurti:Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca,Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla,Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,Ministër i Financave- Hekuran Murati,Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti,Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci,Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla,Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu,Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia,Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku,Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci,Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi,Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani,Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli,Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja,Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha,Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari,Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli,Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq,Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri. Zhvillimet e sotme u shoqëruan me përplasje politike, pasi PDK dhe Aleanca njoftuan se nuk do të merrnin pjesë në seancën për votimin e Qeverisë, ndërsa edhe LDK-ja mungoi. Në anën tjetër, deputetët e Listës Serbe ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit gjatë seancës, mirëpo të njëjtit votuan kundër Qeverisë Kurti4.Me votimin e sotëm, Kurti rikthehet në krye të ekzekutivit për një mandat të ri.Formimi i Qeverisë së re vjen pas një periudhe të gjatë të zhvillimeve politike dhe procedurave për konstituimin e institucioneve të reja të vendit. /Telegrafi/

