Lajme Zone
Votimi i “Territoriales”/ Balla-demokratëve: Kemi merakun e qytetarëve, jo të kryetarëve
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Votimi i “Territoriales”/ Balla-demokratëve: Kemi merakun e qytetarëve, jo të kryetarëve

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi në Kuvend lidhur me miratimin në parim të projektligjit për Reformën Administrativo-Territoriale. Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektligjin për Reformën Territoriale 5 Tetor, 15:42 Në fjalën e tij drejtuar opozitës, Balla u shpreh se ndryshe nga shqetësimi i PD-së për fatin e kryebashkiakëve, pas shkrirjes së 15 bashki

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi në Kuvend lidhur me miratimin në parim të projektligjit për Reformën Administrativo-Territoriale. Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektligjin për Reformën Territoriale 5 Tetor, 15:42 Në fjalën e tij drejtuar opozitës, Balla u shpreh se ndryshe nga shqetësimi i PD-së për fatin e kryebashkiakëve, pas shkrirjes së 15 bashkive, PS e lidh këtë hap me bashkimin për të mirën e komunitetit. “Nëse e keni merakun se kushdo të jetë kryetar i bashkisë, për mua meraku është se si do t’i shërbejë qytetarit të asaj bashkie. Nëse ju do të shqetësoheni se përse bashkohet kjo bashki me ajo bashki, për ne ky bashkim sjell më të mira për komunitetin. Mendoja që do të kishim një debat për reformën administrative territoriale, sepse keni thirrur një protestë kombëtare, e shyqyr që u kthye PD te protestat, ky është lajm pozitiv sepse protesta arriti një sukses të madh. Çliroi bulevardin nga një ritual i përditshëm të hënave pasdite”,- tha Balla./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.