Kosova ka zyrtarisht Qeverinë e re. Kuvendi miratoi kabinetin e drejtuar nga Albin Kurti me 62 vota pro dhe 8 kundër, duke i dhënë liderit të Vetëvendosjes një mandat të ri në krye të ekzekutivit. Seanca u zhvillua pa pjesëmarrjen e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, të cilat bojkotuan votimin. Qeveria u votua në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, e thirrur vetëm pak orë pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formimin e kabinetit të ri. LEXO edhe...Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë, këto janë premtimet e Kurtit për mandatin e katërt Në sallë ishin të pranishëm 70 deputetë. Për Qeverinë votuan deputetët e Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë. Para votimit, Kurti prezantoi programin qeverisës dhe kabinetin e tij të ri. Glauk Konjufca u propozua zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, ndërsa Arben Vitia u rikthye në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Në fjalimin para deputetëve, Kurti tha se prioritet i mandatit të ri do të jetë mirëqenia e qytetarëve. "Sot ky mandat është për ta kthyer fuqishëm sigurinë dhe mirëqenien në përditshmërinë e qytetarit", deklaroi ai. Fjalimin e hapi me një mesazh për ish-drejtuesit e UÇK-së që presin vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. "Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së... Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në", u shpreh Kurti. Votimi i Qeverisë u zhvillua vetëm pak orë pasi Kuvendi i Kosovës u konstituua. Seanca konstituive u mbajt pa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në punimet e Kuvendit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për procesin e konstituimit. PDK akuzoi Vetëvendosjen për shkelje të afateve kushtetuese dhe deklaroi se "Kushtetuta nuk është pazar politik". Gjatë seancës, partia pezulloi edhe kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit, duke njoftuar se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Pavarësisht bojkotit, Kuvendi vijoi procedurat. Kujtim Shala u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK-së, ndërsa më pas u zgjodhën edhe përfaqësuesit e komuniteteve në kryesi. Pas përfundimit të votimeve, Albulena Haxhiu shpalli të konstituuar Kuvendin. Menjëherë pas konstituimit, Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albin Kurtin për mandatar, ndërsa Albulena Haxhiu e mandatoi për formimin e Qeverisë së re. Gjatë ditës nuk munguan edhe përplasjet politike. PDK dhe Aleanca bojkotuan edhe seancën për votimin e Qeverisë, duke e cilësuar procesin jokushtetues. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, kërkoi ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se mënyra si u konstituua Kuvendi mund të ndikojë edhe në vlefshmërinë e Qeverisë së re. Ndërkohë, kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, ironizoi Vetëvendosjen për praninë e deputetëve të Listës Serbe në seancën ku u votua Qeveria. Me votimin e kabinetit të ri, Kosova ka tashmë institucionet e reja ekzekutive. Hapi i radhës në kalendarin institucional mbetet procesi për zgjedhjen e presidentit të vendit brenda 60 ditësh, ndryshe vendi shkon në zgjedhje. Më 31 gusht, LVV-ja dhe LDK-ja arritën një marrëveshje për të mbështetur kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president. Por kjo kandidaturë shkaktoi përplasje brenda LDK-së teksa 6 nga 18 deputetët e saj kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin atë kandidaturë. Ora 15:57 Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë, këto janë premtimet e Kurtit për mandatin e katërt Në ekspozenë e mbajtur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti tha se mandati i ri do të fokusohet te rritja e mirëqenies së qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i mbrojtjes së vendit.Mes premtimeve kryesore ishte rritja e pagës mesatare në sektorin publik në mbi 1 mijë euro në muaj.Kurti tha gjithashtu se do të vazhdojë zbatimi i pagës së 13-të në sektorin publik, ndërsa synimi është që në të ardhmen të planifikohet edhe paga e 14-të, si dhe të punohet që paga e 13-të të shtrihet edhe në sektorin privat.Ai premtoi edhe rritjen e shtesave për fëmijët. Sipas tij, për familjet me tre ose më shumë fëmijë, shtesa do të dyfishohet, nga 45 në 90 euro për çdo fëmijë. Kurti njoftoi gjithashtu se gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit dhe mbesat nga 13 deri në 36 muaj, kur të dy prindërit janë në punë, do të përfitojnë 100 euro shtesë në muaj.Në planin ekonomik, Kurti tha se Qeveria synon të nisë një transformim të madh industrial, duke krijuar një program prej 1 miliard eurosh për prodhimin dhe industrinë. Sipas tij, Banka Zhvillimore do të financojë projekte strategjike dhe do të mbështesë ndërmarrjet e vogla e të mesme, si edhe prodhuesit dhe eksportuesit.Një tjetër prioritet, sipas Kurtit, do të jetë mbrojtja. Ai premtoi se gjatë katër viteve të ardhshme do të investohen mbi 1 miliard euro për ushtrinë, ndërsa industria ushtarake do të fokusohet në prodhimin e municioneve, dronëve dhe robotëve.Në politikën e jashtme, Kurti tha se synimi i Qeverisë është që deri në vitin 2030 Kosova të përmbyllë kapitujt e integrimit në Bashkimin Evropian dhe të avancojë në procesin e anëtarësimit.Ai përmendi gjithashtu angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, si edhe realizimin e disa projekteve infrastrukturore, mes tyre autostradën e Gjilanit, rrugën Prizren-Tetovë dhe rrugën e Dukagjinit. Share Ora 15:41 Kuvendi miraton Qeverinë Kurti 4! Opozita bojkoton, kabineti kalon me 62 vota Kosova ka zyrtarisht Qeverinë e re. Kuvendi miratoi kabinetin e drejtuar nga Albin Kurti me 62 vota pro dhe 8 kundër, duke i dhënë liderit të Vetëvendosjes një mandat të ri në krye të ekzekutivit.Votimi u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e thirrur vetëm pak orë pasi Albulena Haxhiu mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë, pas konstituimit të legjislaturës së re.Në sallë ishin të pranishëm 70 deputetë. Për kabinetin e ri votuan deputetët e Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë.Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. PDK dhe Aleanca e cilësuan procesin jokushtetues, ndërsa LDK kishte bërë të ditur më herët se nuk do ta mbështeste Qeverinë Kurti. Share Ora 15:32 Kurti prezanton ekipin që do të qeverisë Kosovën! Ja kush janë 20 ministrat Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin qeveritar të Qeverisë Kurti 4, që duhet të sigurojë të paktën 61 vota nga 120 për tu miratuar sot në Kuvend. Këta janë të gjithë emrat e propozuar:Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk KonjufcaZëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika GërvallaZëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim DamkaMinistër i Financave, Hekuran MuratiMinistër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin HotiMinistër i Mbrojtjes, Ejup MaqedonciMinistër i Punëve të Brendshme, Xhelal SveçlaMinistër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon JagxhiuMinistër i Shëndetësisë, Arben VitiaMinistër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla ÇekuMinistër i Kulturës dhe Turizmit, Saranda BogujevciMinistër i Sportit dhe Rinisë, Blerim GashaniMinistër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert KrasniqiMinistre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore PacolliMinistër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend MujaMinistër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal BashaMinistre e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë: Mimoza KusariMinistre e Ekonomisë, Artane RizvanolliMinistër për Komunitete dhe Kthim, Nenad RashiqMinistër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri Share Ora 15:13 Vetëvendosja voton Qeverinë me praninë e Listës Serbe, reagon kryebashkiaku i Prishtinës: Patriotizmi sot e paska pushim Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi në rrjete sociale duke komentuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re, ku në sallë janë të pranishëm deputetët e Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe disa përfaqësues të komuniteteve joshumicë.Rama solli në vëmendje edhe votimin e deputetes së Listës Serbe, Tanja Vujoviç, për nënkryetare të Kuvendit, duke ironizuar qëndrimin e Vetëvendosjes."Sot paskan vendosë mos me qenë patriota me 'popullin serb'. Para dy dite po. Sot, jo. Patriotizmi, sot në Vetëvendosje e paska pushim!", shkroi Rama në Facebook. Share Ora 15:02 Mesazhi për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin, Kurti nga foltorja e Kuvendit: Asnjë gjykatë s'mund ta njollosë UÇK-në (VIDEO) Albin Kurti, e hapi fjalimin në Kuvend me një mesazh për ish-drejtuesit e UÇK-së që po presin vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se lufta çlirimtare nuk mund të vihet në diskutim.**"Ju përgëzoj për konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit. Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Qëndrimi i Qeverisë që unë e drejtova është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullatës civile, ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në", deklaroi Kurti. Share Ora 15:00 Nis seanca për Qeverinë Kurti 4, opozita bojkoton! Në sallë vetëm Vetëvendosja, Lista Serbe dhe deputetë të komuniteteve Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është votimi i Qeverisë Kurti 4.Në sallë janë të pranishëm 70 deputetë, mes tyre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Serbe dhe disa përfaqësues të komuniteteve joshumicë.Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po marrin pjesë në seancë, pasi e kanë bojkotuar procesin.Gjatë seancës, mandatari Albin Kurti po paraqet para deputetëve programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri, i cili më pas do t'i nënshtrohet votimit. Share Ora 14:42 'Po luhet me shtetin' PDK kërkon ndërhyrjen e Kushtetueses pas konstituimit të Kuvendit: Në pikëpyetje edhe Qeveria e re Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, e quajti të paligjshëm procesin e konstituimit të Kuvendit dhe paralajmëroi se pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese mund të vihen në diskutim edhe hapat e tjerë institucionalë, përfshirë formimin e Qeverisë.“Nëse mospropozimi i nënkryetarit në dy vazhdime të seancës konsiderohet bazë për me konstatu ‘mosushtrimin e së drejtës së propozimit’, atëherë çka me i bo faktit që po aq herë nuk ishte propozuar as Kryetari i Kuvendit – duke çu madje edhe në shkeljen e afatit kushtetues 30-ditor për konstituim?. Duhet me e ndërpre këtë praktikë të hajgareve me afatet strikte kushtetuese – e rrjedhimisht, edhe me institucionet””, ka shkruar Gruda.Gruda tha se pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese, procesi i konstituimit mund të ndikojë edhe te zgjedhja e Qeverisë dhe hapat e tjerë institucionalë. Share Ora 14:15 PDK dhe Aleanca bojkotojnë seancën për Qeverinë e re: Procesi është jokushtetues Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur të bojkotojnë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku sot pritet të votohet Qeveria e re.Zyrtarë të PDK-së kanë bërë të ditur se deputetët e kësaj force politike nuk do të marrin pjesë në seancë, pas zhvillimeve që shoqëruan konstituimin e Kuvendit dhe pezullimit të kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares.Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputeti Burim Ramadani deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën për votimin e qeverisë pasi e konsideron procesin jokushtetues.Bojkoti i dy partive vjen vetëm pak orë pasi Albulena Haxhiu mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re dhe Kuvendi u mblodh në seancë të jashtëzakonshme për votimin e kabinetit qeveritar. Share Ora 14:01 Kosova drejt Qeverisë së re, Kuvendi mblidhet për kabinetin e Albin Kurtit Kuvendi i Kosovës është mbledhur një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është vetëm një pikë: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Seanca vjen pasi Kuvendi u konstituua gjatë paradites dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.Tashmë Kurti pritet t'u paraqesë deputetëve programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit, të cilat do t'i nënshtrohen votimit në Kuvend. Share Ora 13:23 Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës Albulena Haxhiu ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e propozoi zyrtarisht liderin e saj për postin e kryeministrit.Kurti duhet të paraqesë tashmë para Kuvendit programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit të ri, i cili do t'i nënshtrohet votimit të deputetëve.Vetëvendosje ka deklaruar se disponon 62 vota për formimin e qeverisë, një më shumë se minimumi prej 61 votash që nevojiten për miratimin e kabinetit të ri. Share Ora 13:05 Konstituohet Kuvendi, Vetëvendosje propozon Albin Kurtin për mandatimin e Qeverisë së re të Kosovës Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar zyrtarisht Albin Kurtin për postin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, menjëherë pasi Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar.Hapi i radhës është që ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ta mandatojë Kurtin për formimin e ekzekutivit. Më pas, ai duhet t'i paraqesë Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë për votim.Vetëvendosje ka deklaruar më herët se disponon 62 vota për formimin e qeverisë, një më shumë se minimumi prej 61 votash që nevojitet për miratimin e kabinetit. Sipas partisë, këto vota përfshijnë 53 deputetët e saj dhe nëntë deputetë nga komunitetet joshumicë. Share Ora 12:02 Kurti i zgjat dorën PDK-së: Do ta votojmë Vlora Çitakun sapo të riktheheni në Kuvend Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështesë kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, sapo Partia Demokratike e Kosovës të rikthehet në seancë.“U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë”, tha Kurti.“Përafërsisht tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit u konstituua Kuvendi i Republikës për legjislaturën e tetë, ndërkaq ju e dini që në vitin e kaluar janë dashur tetë muaj nga zgjedhjet që të konstituohet Kuvendi. Nga tetë muaj tash e kishim tre muaj. Natyrisht do të ishte më mirë që të bëhej edhe më herët, por urime të gjithëve, se megjithatë është një arritje, e cila tash duhet të vazhdojë me formim të Qeverisë”, shtoi ai Share Ora 11:54 'Votuan kandidaten e Listës Serbe', Aleanca sulmon Vetëvendosjen: U dorëzuan para axhendës së Beogradit Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se u dorëzua para agjendës së Listës Serbe, pasi votoi kandidaten e këtij subjekti, Tanja Vujoviç, për postin e nënkryetares së Kuvendit.“Asgjë, bash hiç asgjë nuk e dallon Tanja Vujoviqin nga Slavko Simiçi. Që të dy janë nën të njëjtën komandë direkte të Beogradit dhe që të dy kanë mision sabotimin e shtetësisë së Kosovës. Ata i rrëzuan emrat e parë vetëm për t'u shitur ‘patriotizëm’ militantëve në rrjete sociale, përpara se të dorëzoheshin për të votuar saktësisht të njëjtën agjendë të Listës Serbe. Aleanca e ka thënë qysh herët, ky teatër i koordinuar mes pushtetit dhe Listës Serbe është një maskaradë e pastër që po e mban peng dinjitetin e Republikës”, deklaroi Xhemaili. Share Ora 11:20 Nga Ardian Gola te Emilija Rexhepi, këta janë 4 nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës Me përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës janë zgjedhur edhe katër nga pesë nënkryetarët e legjislativit.Nga Lëvizja Vetëvendosje, nënkryetar u zgjodh 2 ditë më parë Ardian Gola, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot u zgjodh Kujtim Shala.Nga komuniteti serb, nënkryetare u zgjodh Tanja Vujoviç, ndërsa nga komunitetet joshumicë u zgjodh Emilija Rexhepi.Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa nënkryetar, pasi bojkotoi seancën konstituive dhe pezulloi kandidaturën e Vlora Çitakut deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Share Ora 11:00 Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës pa nënkryetarin nga PDK-ja Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e konstituimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjes së nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet.Nga komuniteti serb, në postin e nënkryetares është zgjedhur Tanja Vujoviq, e cila mori 62 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime.Ndërsa nga komunitetet joshumicë, nënkryetare u zgjodh Emilija Rexhepi, me 70 vota pro dhe 7 abstenime.Me zgjedhjen e tyre kryetarja Albulena Haxhiu përmbylli procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Share Ora 10:54 Lista Serbe pa përfaqësues në Kryesinë e Kuvendit, rrëzohen tre kandidaturat Deputetët e Listës Serbe, Slavko Simiç dhe Igor Simiç, nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme për t'u zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës gjatë vazhdimit të seancës konstituive.Slavko Simiç mori 65 vota kundër, ndërsa më pas u hodh në votim kandidatura e Igor Simiçit, i cili mori 62 vota kundër.Pa votat e nevojshme mbeti edhe kandidatja Liliana Stefanoviç, e cila gjithashtu nuk arriti të zgjidhej nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Share Ora 10:48 PDK tërheq kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit: Do të presim vendimin e Kushtetueses Partia Demokratike e Kosovës ka pezulluar kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për procesin e konstituimit të legjislativit.Në një shkresë zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, të firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, partia argumenton se vendimi është marrë për shkak të, sipas saj, shkeljeve të vazhdueshme të detyrimeve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.PDK thotë se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar vlerësimin e situatës së krijuar dhe, deri në marrjen e një vendimi, nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e procesit të konstituimit.Në shkresë theksohet se pezullimi i kandidaturës së Çitakut nuk do të thotë se PDK heq dorë nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.“Tërheqja e kandidaturës së tanishme nuk nënkupton se Partia Demokratike e Kosovës heq dorë nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon, dhe as se refuzon të propozojë kandidatin e saj për këtë pozitë”, thuhet në dokument. Share Ora 10:46 Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë vazhdimit të seancës konstituive.Shala mori 85 vota pro, duke siguruar mbështetjen e nevojshme për t'u zgjedhur në kryesinë e Kuvendit.Me zgjedhjen e tij, LDK-ja tashmë ka përfaqësuesin e saj në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa seanca konstituive po vazhdon me procedurat e tjera të parashikuara në rendin e ditës. Share Ora 10:39 Nis seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, PDK nuk heq dorë nga bojkoti Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vazhdojë procesi për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës mungojnë, pasi partia ka vendosur të bojkotojë seancat deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Share Ora 10:36 Deputeti i LDK-së akuzon Vetëvendosjen: Po u ngre kurth partive të tjera! Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po ndryshon qëndrimet për interesa politike, në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.Zemaj tha se deputetët e LDK-së duhet të marrin pjesë në seancë, ndërsa kritikoi mënyrën se si, sipas tij, po vepron Vetëvendosje.“Këta qëndrimet i kanë ndërruar gjithmonë. I përdorin për propagandë dhe i përdorin për t'i vënë në kurth subjektet tjera politike. Kjo qasje është duke e dëmtuar Republikën e Kosovës”, deklaroi deputeti i LDK-së. Share Ora 10:26 Kriza politike në Kosovë, Gjini akuzon Vetëvendosjen: E zvarriti procesin për të arritur afatin për zgjedhje Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka zvarritur qëllimisht procesin e konstituimit të Kuvendit për të arritur, sipas tij, afatet që çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.Gjini deklaroi se nga dita e sotme nis afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, ndërsa më pas mund të pasojë edhe afati deri në 45 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve.“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar. Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin. Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, u shpreh kreu i Aleancës. Share Ora 10:23 Seanca konstituive në Kosovë, deputetët e Vetëvendosjes mbërrijnë në Kuvend Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të vazhdojë seanca konstituive për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.Në godinën e Kuvendit janë parë të hyjnë edhe deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, pasi ka vendosur ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e procesit të konstituimit. Share Ora 10:07 PDK bojkoton seancat e Kuvendit deri në vendimin e Kushtetueses: Kushtetuta nuk është pazar politik Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për procesin e konstituimit të legjislativit, raportojnë mediat në Kosovë.Në një komunikatë, PDK akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se ka shkelur afatet kushtetuese dhe ka bllokuar në mënyrë të përsëritur procesin e konstituimit të Kuvendit. Sipas saj, Kuvendi duhej të ishte konstituuar brenda afatit 30-ditor, më së largu deri më 7 gusht, ndërsa edhe afati i dytë, 6 shtatori, nuk është respektuar.PDK thekson se mori pjesë në seancat e 9 dhe 11 shtatorit për të ndihmuar përmbylljen e procesit, duke votuar kandidatin e Vetëvendosjes për nënkryetar të Kuvendit, ndërsa, sipas saj, LVV nuk votoi kandidaten e PDK-së.Partia kundërshton gjithashtu kushtëzimin e zgjedhjes së nënkryetarëve me votimin për Presidentin e Republikës, duke theksuar se "Kushtetuta nuk është pazar politik". Sipas komunikatës, ekspertët e PDK-së po përgatisin lëndën që do t'i dërgohet Gjykatës Kushtetuese."Deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës mbetet i qartë: PDK nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit", thuhet në komunikatë. Share Ora 10:03 Pak minuta para seancës konstituive, Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës Lumir Abdixhiku është lideri i parë politik që ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku në orën 10:00 pritej të niste vazhdimi i seancës konstituive. Në rendin e ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, një hap që pritet të përcaktojë nëse do të zhbllokohet procesi i konstituimit të plotë të institucionit. Share U.D/ReportTv.al Albin Kurti kriza politike ne kosove kosove Vetëvendosje LDK PDK vlora citaku Kujtim Shala Komento Komente Turi: 13/09/2026 14:42 Bojkot bojkot e vetem bojkot dini te beni ju klysha te serbit. Ndertoni kuvendin dhe qeverine o politikan te poshter. Mendoni vetem per xhepat tuaja dhe jo te miren e popullit. Ptu, klysha te serbit Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6869 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

