Lajme Zone
Vora bën surprizën e parë, mposht Dinamon pretendente
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vora bën surprizën e parë, mposht Dinamon pretendente

Vora mposhti Dinamon me rezultatin 1-0 në "Elbasan Arena" në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores. Skuadra e udhëhequr nga Arjan Bellai realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 10-të me anë të sulmuesit Briajan Gjyla, i cili shfrytëzoi një asistim të Karricës. Dinamo e Ilir Dajës u përpoq të reagonte, por mungesa e saktësisë para portës dhe ndërhyrjet e portierit Romeo Harizaj

Vora mposhti Dinamon me rezultatin 1-0 në "Elbasan Arena" në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores.

Skuadra e udhëhequr nga Arjan Bellai realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 10-të me anë të sulmuesit Briajan Gjyla, i cili shfrytëzoi një asistim të Karricës.

Dinamo e Ilir Dajës u përpoq të reagonte, por mungesa e saktësisë para portës dhe ndërhyrjet e portierit Romeo Harizaj shmangën barazimin. Vora iu afrua dyfishimit të shifrave në pjesën e parë, por goditja e Karricës u ndal nga shtylla.

Në minutat shtesë, portieri i Vorës, Harizaj, ndali dy goditje radhazi të Ruçit dhe Silva-Riçards për të ruajtur avantazhin.

Me këtë rezultat, Vora merr tri pikët e para në kampionat, ndërsa Dinamo e nis edicionin e ri me humbje. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.