Lajme Zone
“Manita” në start, Barcelona jep sinjale ndaj rivalëve
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Manita” në start, Barcelona jep sinjale ndaj rivalëve

Barcelona arriti një fitore të thellë 5-0 ndaj Elche-s në "Estadio Manuel Martínez Valero", duke regjistruar suksesin e 13-të radhazi kundër këtij kundërshtari në të gjitha kompeticionet. Sfidën e zhbllokoi Raphinha në minutën e 14-të me anë të një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të reaguar, Karim Adeyemi dyfishoi shifrat në minutat shtesë të pjesë

Barcelona arriti një fitore të thellë 5-0 ndaj Elche-s në "Estadio Manuel Martínez Valero", duke regjistruar suksesin e 13-të radhazi kundër këtij kundërshtari në të gjitha kompeticionet.

Sfidën e zhbllokoi Raphinha në minutën e 14-të me anë të një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të reaguar, Karim Adeyemi dyfishoi shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë me golin e tij të parë zyrtar me fanellën katalanase.

Në pjesën e dytë, zëvendësimet e trajnerit Hansi Flick prishën përfundimisht ekuilibrat e lojës.

Raphinha realizoi golin e tij personal të dytë pas një bashkëpunimi mes Dani Olmo-s dhe Anthony Gordon.

Vetëm katër minuta më vonë, Gordon asistoi përsëri, këtë herë për Fermín López i cili dërgoi topin në rrjetën e zbrazët.

Mesfushori spanjoll vulosi fitoren me një tjetër realizim mjaft të bukur me të majtën 12 minuta përpara fundit.

Me këtë rezultat, Elche pësoi humbjen e parë në shtëpi pas tetë ndeshjeve. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.