Lajme Zone
Vonesat në përfundimin e aeroportit të Vlorës për shkak të mosmarrëveshjeve mes kompanive të Pacollit dhe Ademit, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës koncesionare
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vonesat në përfundimin e aeroportit të Vlorës për shkak të mosmarrëveshjeve mes kompanive të Pacollit dhe Ademit, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës koncesionare

Vendimi, pas shkeljes së të gjitha afateve kontraktuale, si dhe pas tejkalimit edhe të afatit të ultimatumit të 29 majit të ministrit Karakaçi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes kompanive kontraktuese. Sipas kontratës, aeroporti i Vlorës duhet të kishte nisur operimin që në muajin shkurt të këtij viti.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për anulimin e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ky vendim erdhi pasi skaduan afatet e përfundimit të punës në këtë objekt. Puna në Aeroportin e Vlorës ishte parashikuar të përfnte në muajin shkurt të vitit 2026. Pasi kjo nuk u arrit, kontrata parashikonte edhe një afat 90 ditor për përfundimin e punimeve. LEXO edhe...Zjarr i madh në Nivicë të Himarës, era favorizon përhapjen e flakëve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO) Duke qenë se edhe pas këtij afati 90-ditor përfundimi i punimeve nuk u arrit, për shkak të mosmarrëveshjeve të 2 kompanive koncesionare, 'MABCO' të drejtuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli dhe 2A Group të drejtuar nga Valon Ademi, në muajin maj ministri Enea Karakaçi vendosi një ultimatum 30 ditor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Megjithatë, pavarësisht ultimatumit të Karakaçit, mosmarrëveshjet mes 2 kompanive filluan të thelloheshin, ç'ka çoi edhe në nisjen e procedurave të anulimit të kontratës koncesionare, gjë që është e parashikuar edhe në pikën D të kontratës, për zgjidhjen e parakohshme të kontratës nga autoriteti kontraktues. Gjithashtu mësohet se janë vendosur edhe gjoba kundrejt kompanive kontraktuese, për shkak të vonesave në përfundimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës. Synimi është që administrimin e Aeroportit të Vlorës ta marrë në dorë vetë shteti, por kjo gjë ka shumë procedura ligjore (shumë rrugë përpara) për t'u arritur. Vetë Pacolli disa javë më parë ka njoftuar nisjen e procedurave për arbitrazh ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar, duke akuzuar institucionet për mosveprim në zhbllokimin e kantierit të Aeroportit të Vlorës. Kushtet e parashikuara për zgjidhjen e parakohshme të kontratës nga autoriteti kontraktues R.Xh/ReportTv.al Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Vlore aeroporti i vlores Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.7% Vota total: 5564 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?