Lajme Zone
Von der Leyen sot në Tiranë, demokratët europianë: T’i kërkojë shpjegime Ramës për “Flamingo Revolution”
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Von der Leyen sot në Tiranë, demokratët europianë: T’i kërkojë shpjegime Ramës për “Flamingo Revolution”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duhet t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama shpjegime për atë që po ndodh në Shqipëri me “Flamingo Revolution”. Kërkesa është bërë nga Sandro Gozi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane dhe eurodeputet i grupit Renew Europe, në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Piccolo”, në prag të vizitës së Von der Leyen në Tiranë.

Von der Leyen, Edi Rama Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane Sandro Gozi kërkon që presidentja e Komisionit Evropian t’i kërkojë shpjegime Edi Ramës. Sipas tij, mënyra se si qeveria po përballet me protestat ngre pikëpyetje për standardet demokratike të një vendi kandidat për në BE.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duhet t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama shpjegime për atë që po ndodh në Shqipëri me “Flamingo Revolution”. Kërkesa është bërë nga Sandro Gozi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane dhe eurodeputet i grupit Renew Europe, në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Piccolo”, në prag të vizitës së Von der Leyen në Tiranë.

Gozi është një politikan italo-francez me një karrierë të gjatë në institucionet kombëtare dhe evropiane. Ai është eurodeputet i zgjedhur në Francë për Mouvement Démocrate, ndërsa më herët ka qenë deputet i Parlamentit italian dhe sekretar shteti pranë Kryeministrisë në qeveritë e Matteo Renzit dhe Paolo Gentilonit.

Në qendër të deklaratave të tij është “Flamingo Revolution”, lëvizja qytetare që nisi mes kundërshtimeve ndaj projekteve turistike të lidhura me Jared Kushner dhe më pas u shtri në protesta më të gjera për transparencën, korrupsionin dhe qeverisjen. Protestat kanë vijuar prej muajsh, ndërsa çështja ka marrë jehonë edhe jashtë Shqipërisë.

Sipas Gozit, lëvizja “është ende e fortë dhe vazhdon të kërkojë transparencë dhe demokraci”, ndërsa ai e akuzoi Ramën se “reagon në mënyrë represive dhe autoritare”. Eurodeputeti kërkoi që presidentja e Komisionit Evropian ta trajtojë këtë çështje drejtpërdrejt gjatë kontakteve me kryeministrin shqiptar.

“Tani duhet që von der Leyen të kërkojë shpjegime, sepse duhet të jemi kërkues në zgjidhjen e nyjave demokratike të transparencës”, deklaroi Gozi. Sipas tij, zhvillimet e fundit “nuk janë pozitive për një vend kandidat” dhe nuk e ndihmojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gozi iu rikthye edhe debatit për mbylljen dhe kufizimin gjatë verës të disa profileve në Instagram të lidhura me aktivistë dhe me protestat. Ai kishte kërkuar shpjegime nga Meta dhe nga Komisioni Evropian, ndërsa Partia Demokratike Evropiane e ngriti publikisht çështjen e transparencës për mënyrën se si ishin marrë këto masa.

“Prej këtu lindi një mosmarrëveshje e hapur mes Ramës dhe nesh”, tha Gozi. Ai përmendi edhe intervistën që dha më 4 shtator për Euronews Albania, duke theksuar se disa orë më pas llogaria e medias në Instagram u bllokua. Partia Demokratike Evropiane e cilësoi në atë kohë koincidencën kohore shqetësuese, ndërsa Rama ka mohuar publikisht çdo përfshirje të qeverisë në mbylljen ose kufizimin e llogarive në rrjetet sociale.

Eurodeputeti kritikoi edhe qëndrimin e qeverisë italiane. Sipas tij, marrëdhëniet mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës, përfshirë bashkëpunimin për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, shpjegojnë pjesërisht heshtjen që ai sheh nga Roma ndaj zhvillimeve rreth “Flamingo Revolution”.

Gozi e mbylli intervistën me një paralajmërim për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Nëse do ta gjejmë në BE një Shqipëri jo plotësisht demokratike, epo, e pamë se çfarë ndodhi me Hungarinë”, deklaroi ai, duke e lidhur zgjerimin e Unionit me respektimin e standardeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.von der leyen ne tirane Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ursula von der Leyen nis sot turin ballkanik nga Tirana, takim me Begajn dhe Ramën 30 Shtator 2026, 08:5308:53Politike Ervin Salianji tallet keq me deputetin e PD: Seriozitetin e ka sa një tru pule 30 Shtator 2026, 07:4607:46Politike Fundi i Europës së vetove? Brukseli hap betejën për një BE me mbi 30 shtete 29 Shtator 2026, 21:0021:00Politike Nga beteja për Shabanin te lufta me Kushtetuesen, PD përplaset me Gjykatën; akuza për manipulimin e fakteve 29 Shtator 2026, 20:1620:16Politike Kush e çoi Vlora Hysenin në krye të SHISH? PD hap frontin parlamentar ndaj Ramës 29 Shtator 2026, 19:5419:54Politike Berisha në Strasburg: Emigrimi po e përball Shqipërinë me një kërcënim ekzistencial 29 Shtator 2026, 19:0519:05Politike