Lajme Zone
E PLOTË-Nga dënimet te kontrolli i telefonit/ Paketa e re në Kodin e Procedurës Penale, ja çfarë ndryshon
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

E PLOTË-Nga dënimet te kontrolli i telefonit/ Paketa e re në Kodin e Procedurës Penale, ja çfarë ndryshon

Ndryshimet e prezantuara këtë të mërkurë për Kodin e Proce...

Ndryshimet e prezantuara këtë të mërkurë për Kodin e Procedurës Penale përfshijnë një sërë regullash të reja në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e sotëm, ndau detaje nga ndryshimet që përmbajnë mbi 100 nenet e hartuara nga ekspertë të fushës nga Italia dhe Franca. Ndryshime në procedurën penale/ Rama: Paketë me mbi 100 nene, nuk e kemi me ata që janë në paraburgim

30 Shtator, 11:36 Sipas projektvendimit, nuk do të caktohet dënim me burg për personat në gjendje të cenueshme, përfshirë përsonat e sëmurë, shtetasit mbi 70 vjeç dhe kujdestarët e fëmijëve pa prindër. Rregulla të reja/ S’ka burg për veprat me dënim nën 5 vite dhe nënat me fëmijë nën 6 vjeç

30 Shtator, 11:53 Ndryshime të mëdha pritet të vendosen edhe ndërmjet mbrojtjes dhe akuzës.

Rama tha se me ndryshimet e reja, avokati duhet të ketë të drejtë të kryejë veprimet e veta dhe të kërkojë ekspertë. “Materialet e avokatit do ti paraqiten gjyqtarit njëjtë si ato të prokurorisë. Po ashtu do të marrë pa pagesë materialet. Prokurori i një shteti demokratik ka për mision të zbulojë të vëertëtn jo vetëm të gjejë fajtor”,-theksoi kryeministri. Ndryshimi i tretë lidhet ne shtetasit që thirren në prokurori apo polici në çfarëdo cilësie do të ketë të shkruar që mund të paraqitet me avokat. Për herë të parë shkruhet se deklarimet e marra nën torturë janë absolutisht të papërdorshme. Rikthehet mbikëqyrja elektronike, regjistrim me figurë dhe zë për marrjen në pyetje

30 Shtator, 11:20 Ndryshimi i katërt në Kodin e Procedurës Penale lidhet me sekuestrimin e pajisjes telefonike, që nuk mund të ketë një leje e pakufishme për të parë se çfarë përmban. “Telefoni mund të sekuestrohet, por për ta hapur duhet vendim i gjyukatëes, ku do të përcaktohen aplikacionet që do të happen, kategoria e të dhënave. Çdo e dhënë e marrë përtej autorizimit nuk është e vlefshme. E njëjta dhe për përgjimet. Duhet të transkiptohet vetëm ato që janë me vlerë për hetimin”,-tha Rama. Ndryshimi i pestë lidhet me procedimin, që më projektvendimin e ri duhet të regjistrohet kur prokurori merr dijeni për veprën jo kur të mundet. Hetimet e fshehura apo të mbvajtura në sirtar për vite nuk mund të jenë rutine në një shtet të së drejtës. Prokurori duhet të tregojë pse çështja mund të përfjë në dënim.

Ndryshimi i gjashtë nxjerr prezumimin e pafajësisë jashtë sallës së gjyqit dhe e bën standard për institucionet. Prokurori oficeri, avokati i cili ka detyrim të ruajë sekretin por e shkel atë duhet të mbajë përgjegjësi. Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama: Drejtësia të jetë fuqia e barazisë së të gjithëve para ligjit

30 Shtator, 11:27 Sipas Ramës, përgjegjësia nuk bie më mbi median, por mbi atë që e nxjerr nga dosja. Paketa e re e Kodit të Procedurës Penale forcon mbrojtjen e viktimës. Për dhunën në familje dhe krimet seksuale krijohen masa të reja si largimi i autorit nga banesa jo më pak se 1000 metra dhe më mbikëqyrje elektronike. Mbrohet identiteti i viktimës dhe mjetet e saj për të marrë pjesë në proces./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.