Lajme Zone
Vogëlushi ka më shumë mend se Jetoni, që futet me makinë në shëtitoren e këmbësorëve
Të tjeraJOQ Albania

Vogëlushi ka më shumë mend se Jetoni, që futet me makinë në shëtitoren e këmbësorëve

Një denoncim i veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një fëmijë, i cili ka vënë re një automjet që ka hyrë në shëtitoren e Vollgës në Durrës, aty ku makinat nuk lejohen të qarkullojnë.

Një denoncim i veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një fëmijë, i cili ka vënë re një automjet që ka hyrë në shëtitoren e Vollgës në Durrës, aty ku makinat nuk lejohen të qarkullojnë.

“Përshëndetje çuni im, që kishte dalë sot shëtitje nga Vollga në Durrës, ku nuk lejohen makina”, shkruan prindi, duke përcjellë shqetësimin e fëmijës së tij për atë që ka parë.

Në pamje duket një automjet që kalon mes për mes shëtitores, ndërsa ajo që bie menjëherë në sy është edhe targa e personalizuar “JETON”.

Duket se Jetoni paska menduar se rregullat janë për të tjerët, ndërsa për të ka gjithmonë një rrugë të hapur. Aq më tepër kur bëhet fjalë për 'gangstera' me targa të personalizuar, ku sipas denoncimit automjeti është futur në shëtitore për të kaluar mes njerëzve.

Ironia është se këtë herë shkeljen e ka konstatuar një fëmijë. Fëmija ka parë se aty nuk lejohen makinat, ndërsa i rrituri me targën “JETON” duket se ka parë diçka tjetër: një shëtitore bosh për t’u kaluar me makinë.

Ndoshta Jetoni mund të na sqarojë nëse kishte leje të posaçme për të hyrë me automjet në këtë zonë, apo thjesht dasma dhe targa e personalizuar mjaftojnë për të hapur rrugën edhe aty ku qytetarët duhet të ecin të qetë.